Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

14/10/2026 - 18:12
në Kryesore, Lajme
A A
Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit iu caktua një muaj paraburgim ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, është siguruar nga Betimi për Drejtësi. Sipas vendimit, Geci në seancë dëgjimore ka deklaruar se nuk arratiset, se dëshmitar i rastit është vetëm babai i Mehmetajt, dhe se nuk ka kanosur askënd, por ka kërkuar mbrojtje të familjes së tij.

“….prokuroria është marrë vetëm me prova fajësuese dhe nuk ka marrë parasysh provat shfajësuese. Po ashtu ka shtuar se nuk do të arratisem pasi nuk jam arratisur asnjëherë. Sa i përket rrezikut në dëshmitar, ka shtuar se në këtë rast, dëshmitar është vetëm babai i të dëmtuarit dhe se nuk ka si të ndikojë tek ai. Sa i përket rrezikut të përsëritjes ka shtuar se unë vetëm kam kërkuar të mbrohet familja ime dhe se nuk kam kanosur askënd”, citohet Geci në vendimin e marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Albert Haliti.

Paraprakisht, sipas vendimit, prokurori rastit- Blerim Igrishta ka deklaruar se qëndron në tërësi pranë kërkesës për caktim të masës së paraburgimit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Gecit, avokati Besnik Berisha, thuhet se ka kundërshtuar kërkesën për caktim të paraburgimit, duke pretenduar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore.

Për dyshimet lidhur me kanosjen e Mehmetajn, Berisha i ka quajtur veprimet e Gecit si qëllim që të mbrohet familja e tij, pasi që i dëmtuar nga fjalët e Mehmetajt ka qenë nipi tij (deputeti Fatos Geci) që ka qenë i ndërlidhur nga Mehmetaj me Beogradin.

Sipas avokatit Berisha, nuk ka ekzistuar qëllimi që të kanoset Mehmetaj dhe se gjithashtu, sipas tij, nuk ekziston rreziku për ndikim në prova pasi që kamerat kanë qenë jofunksionale dhe se nuk ka dëshmitarë të tjerë për pretendimet e të dëmtuarit Mehmetaj.

Lidhur me rrezikun për përsëritje të veprës, avokati ka shtuar se nuk ekziston ky rrezik pasi që nuk ka kronologji të ngjarjes që Geci të nxirret si agresori pasi që nuk ishte në pritë, nuk ishte në befasi dhe as nuk ishte tinzar, por se kishte kërkesa për secilin qytetar që të mos nxitë Mehmetaj urrejtje dhe përçarje që mund t’i kushtojë me jetë, siç i ka kushtuar në vitin 2001.

Gjetjet e Gjykatës:

Në vendimin për caktimin e paraburgimit, Gjykata gjeti se është plotësuar kushti i dyshimit të bazuar mirë se i dyshuari Geci ka kryer veprën penale të kanosjes dhe se kjo vërtetohet nga provat e siguruara që i janë bashkëngjitur kërkesës për caktim të paraburgimit.

Sipas vendimit, nga deklarata e të dëmtuarit Mehmetaj janë cituar fjalët që i dyshuari ia ka drejtuar atij: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk  e ndryshon, kena me u vra” , si dhe “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra”.

Më tej, sipas Themelores, veprimi Gecit në Tik-Tok menjëherë të nesërmen derisa i dëmtuari Mehmetaj ishte në emision “Debat Plus”, përmes këtij rrjeti social për t’i bërë me dije të dëmtuarit se ndodhej aty, kishte pritur rreth dy orë që nga studio të dilte Mehmetaj.

Nga mesazhet në Facebook, Gjykata gjeti se Geci ka komunikuar me Mehmetajn, duke i kërkuar që të largohet postimi që lidhet me Fatos Gecin, por që Mehmetaj ka refuzuar.

Më tej, thuhet se nga vetë deklarimi i Gecit, Gjykata ka ardhë në përfundimin se janë zhvilluar bisedat në Facebook, pastaj në zyrat e “VOX Kosova” dhe se i dyshuari ishte takuar me babanë e Mehmetajt.

Më tej, në vendim thuhet se nga publikimet në rrejtet sociale pas ngjarjes, Gjykata ka vërtetuar se Geci ka shkuar para televizionit ku ka qenë i dëmtuari Mehmetaj duke e publikuar veprimin e tij në Tik-Tok.

Më tej, Gjykata i ka vlerësuar veprimet e Gecit si mjet presioni për ta detyruar të dëmtuarin të veprojë sipas kërkesës së tij.

“Këto fjalë, të vlerësuara në kontekstin në të cilin janë përdorur, tregojnë se kanosja të jetë shfrytëzuar si mjet presioni për ta detyruar të dëmtuarin të veprojë sipas kërkesës së të pandehuri”, thuhet në vendim.

Po ashtu, në vendim theksohet se Gjykata me rastin e caktimit të paraburigmit i ka kushtuar rëndësi veprimit kur Geci ka shkuar para televizonit “Dukagjini” që të priste të dëmtuarin Mehmetaj.

“Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se nëse lihet në liri pa masa të përshtatshme parandaluese, i pandehuri të tentojë të kontaktojë sërish të dëmtuarin, të ushtrojë presion të mëtejshëm ndaj tij përmes kanosjeve ose të ndërmarrë veprime për realizimin e kanosjes së pretenduar”, thuhet në vendim.

Pretendimet e Prokurorisë për mundësi arratisjeje, Gjykata ka gjetur nuk janë të mjaftueshme rrethanat që janë cekur në kërkesën për paraburigmi.

“Rreziku i arratisjes nuk mund të prezumohet vetëm nga pesha e veprës penale ose lartësia e dënimit të paraparë, por duhet të argumentohet përmes rrethanave objektive që lidhen me personin e të pandehurit dhe sjelljen e tij konkrete”, theksohet në vendim.

Gjithashtu, Gjykata konstatoi se nuk ekziston as rreziku për ndikim në prova.

“Për të arsyetuar këtë rrezik, nuk mjafton fakti se procedura penale ndodhet në fazën e hershme dhe se ende duhet të merren deklaratat e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por është e nevojshme që kjo mundësi të mbështetet në rrethana konkrete dhe objektive që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se i pandehuri mund të ndërmarrë veprime për të ndikuar në përmbajtjen e deklarimeve të tyre”, thuhet në vendim.

Gjykata ka theksuar në vendim se masat tjera janë të pamjaftueshme për ta evituar rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose të kryerjes së veprës me të cilën pretendohet se është kanosur i dëmtuari.

Gjykata vlerëson se meqenëse konflikti mes të dëmtuarit Mehmetaj dhe dyshuarit Geci nuk është zgjidhur, ekziston mundësia e vazhdimit të presionit ndaj Mehmetajt nga Geci.

Gjykata Themelore vlerëson se masa e arrestit shtëpiak nuk mund të caktohet në rastin konkret, pasi që Geci kishte zhvilluar komunikim elektronik me Mehmetajn, kështu që presioni ndaj këtij të fundit mund të vazhdojë edhe pa kontakt të drejtpërdrejtë.

Në fund, Gjykata ka njohur të drejtën në ankesë në afat prej 48 orësh në Gjykatën e Apelit.

Gani Geci dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal.  /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Qelaj: Kanë qenë dy kamera te vendi ku kam bisedu me zotin Thaçi, është xhiru biseda, jam ndjerë i ofenduar

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
14/10/2026 - 18:54

Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka qenë i ftuar në T7. Ai ka treguar sesi kur ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së është regjistruar çdo bisedë e...

Më shumëDetails

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”
14/10/2026 - 18:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve, duke...

Më shumëDetails

Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)
14/10/2026 - 18:00

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen gjetje...

Më shumëDetails

AGK mirëpret paraburgimin 30-ditor për Gani Gecin pas kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

“Hiqe postimin, ose kena me u vra”: Ja çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Gani Gecit
14/10/2026 - 17:52

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Gani Gecin, i arrestuar nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë në Kosovë, pagesat arrinin deri në 4 mijë euro për person

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
14/10/2026 - 17:46

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë (7) personave, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar”...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime
14/10/2026 - 17:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama, në postimin e tij ka shkruar se, është ‘’problem serioz’’ kur një deputet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë