Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SBASHK i reagon Muratit: Ua keni mohuar të drejtat punëtorëve të arsimit – Qeveritë e kaluara kanë ofruar zgjidhje

11/12/2024 - 11:11
në Kryesore, Lajme
A A
Jasharaj-Sveçlës: Vizitove minatorët t’i frikësosh e t’ua mbyllësh gojën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi që ky i fundit, siç thuhet nga kjo sindikatë, nuk e ka përkrahur nisëm qytetare që të njihet përvoja si kontributdhënës të mësimdhënësve gjatë viteve 90-ta.

SBASHK, reagimin e saj e ka nisur duke shtruar pyetjen drejtuar Muratit se nëse ky i fundit ka edhe ndonjë sulm tjetër kundër punëtorëve të arsimit.

Tutje, nga kjo sindikatë thuhet se, sipas Muratit ‘‘ata që i shërbyen pushtuesit shpërblehen edhe tani me pensione të plota e ata që bënë sakrifica sublime për shtetësinë e Kosovës ndëshkohen edhe tani me pensione’’.Pos kësaj, SBASHK ka theksuar se qeveria në të cilën bën pjesë Murati, atë Kurti, nuk ka zhvilluar as dialog e as takime, ndërsa qeveritë e kaluara e kanë bërë një gjë të tillë duke u munduar të ofrojnë zgjidhje.

‘‘Tani po të kujtojmë se çfarë kanë bërë Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës për arsimin dhe do të përmend vetëm nga një veprim të tyre. Kryeministri Hashim Thaçi dhe Qeveria që drejtonte, ai nuk i iku kurrë dialogut me sindikatën dhe duke respektuar kërkesën tonë bëri ngritje të vazhdueshme e të dukshme të pagave, Kryeministri Isa Mustafa tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe falë angazhimit të ish zv.kryeministrit Kujtim Shala dhe ministrit Arban Abrashi e kthyen në realitet pikën 6 të nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale dhe punëtorët e arsimit gëzonin pension të punës e jo të pleqërisë, Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe duke shprehur respekt për sakrificat sublime të punëtorëve të arsimit në vitet 90-ta bëri Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta, Ligj ky që në shenjë respekti për ato vite u siguron një shtesë materiale të pensionuarave e që punuan me në ato vite me sistemin arsimor të Republikës së Kosovës’’, thuhet mes tjerash në reagimin e SBASHK-ut.

Komunikata e plotë:

Një mendim juridik, pa as edhe një argument të qëndrueshëm i datës 11 nëntor, doli nga Ministria që drejtoni ju ministër Murati dhe e gjete rastin
pikërisht një ditë para Festës së madhe të Flamurit Kombëtar t’a prezantoni në takim të Qeverisë dhe nuk e mbështetët nismën qytetare nënshkruar nga 20.606 qytetarë, e që kërkonte t’u kthehej e drejta e fituar punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta si kontributdhënëse. Kjo nismë, pavarësisht këtij qëndrimi kundër të Qeverisë, do të vazhdojë rrugëtimin dhe shpresojmë shumë se deputetët do ta votojnë.Ministër Murati, ky nuk është sulmi i vetëm nga ti, kundër punëtorëve arsimorë. Mendimi juridik lidhur me këtë çështje që ka disa faqe tekst pa as edhe një argument, nuk e thotë të vërtetën e çështjes, e që e lexuam disa herë me kujdes. Aty përmendet edhe Kushtetuesja, por ajo me fjalën “diskriminim” nuk ju ka autorizuar t’ua mohoni këtë të drejtë të garantuar me Ligj punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, por që këtë të drejtë t’ua pranoni edhe gjithë punëtorëve të dëbuar dhunshëm nga puna nga institucionet e instaluara represive serbe në ato vite. Sipas jush, ata që i shërbyen pushtuesit shpërblehen edhe tani me pensione të plota e ata që bënë sakrifica sublime për shtetësinë e Kosovës ndëshkohen edhe tani me pensione. Ministër Murati, nuk besoj se as edhe një shqiptar i Kosovës, pavarësisht bindjes politike, pajtohet me këtë realitet të tmerrshëm sepse nga populli ynë punëtorët e arsimit në vitet e 90-ta janë konsideruar heronj të kohës.

Ministër Murati, tani kur po përfundoni këtë mandat, ne po bëjmë një vlerësim me fakte të qëndrimit të Qeverisë suaj dhe të Qeverive të tjera të Republikës së Kosovës ndaj punëtorëve të arsimit, por edhe ndaj policisë, zjarrfikësve, punëtorëve shëndetësor, të administratës dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës zhvilluan dialog dhe në takime u munduan të ofrojnë zgjidhje, bile për ndonjërën kërkesë. Ju nuk zhvilluat as takime e as dialog.

Tani po të kujtojmë se çfarë kanë bërë Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës për arsimin dhe do të përmend vetëm nga një veprim të tyre. Kryeministri Hashim Thaçi dhe Qeveria që drejtonte, ai nuk i iku kurrë dialogut me sindikatën dhe duke respektuar kërkesën tonë bëri ngritje të vazhdueshme e të dukshme të pagave, Kryeministri Isa Mustafa tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe falë angazhimit të ish zv.kryeministrit Kujtim Shala dhe ministrit Arban Abrashi e kthyen në realitet pikën 6 të nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale dhe punëtorët e arsimit gëzonin pension të punës e jo të pleqërisë, Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe duke shprehur respekt për sakrificat sublime të punëtorëve të arsimit në vitet 90-ta bëri Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta, Ligj ky që në shenjë respekti për ato vite u siguron një shtesë materiale të pensionuarave e që punuan me në ato vite me sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, Kryeministri Avdullah Hoti ishte vazhdimisht pranë punëtorëve të arsimit dhe në momente kur po përballeshim me një armik tepër të rrezikshëm, pra me Covidin, mbështeti punëtorët arsimor me një shtesë prej 100 euro dhe u angazhua bashkë me ministrin Ramë Likaj për nënshkrimin e Kontratës së re të Arsimit të Kosovës.

Rikthyem kujtesën dhe përmendëm vetëm nga një veprim pozitiv të atyre Qeverive të Republikës së Kosovës, se angazhime e veprime të tilla kishte edhe më shumë. Ministër Murati, për Qeverinë tuaj nuk gjetëm as edhe një veprim dhe as një rast që jeni takuar me sindikatën tonë dhe keni ofruar zgjidhje në kërkesat tona legjitime. Ju, në vend të kësaj, gjatë gjithë këtyre katër viteve keni vazhduar të keni qasje të gabuar e madje edhe armiqësore ndaj sindikatës sonë dhe ua keni mohuar edhe të drejtat e fituara punëtorëve të arsimit.

JU REKOMANDOJMË

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë