Klankosova ka publikuar sonte një lajm ‘ekskluziv’ se gjoja Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, do të jetë kandidate për deputete në listën e Vetëvendosje.
Ndaj këtij raportimi ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili thotë se lajmi nga Klankosova u publiku me qëllim të krijimit të pritshmërive te publiku dhe pastaj tentimit për t’i dëshpëruar ata, transmeton VeriuInfo.
“Lajmi per Besarta Jasharin eshte i pavertete. Ai lajm eshte be me qellim te krijoje pritshmeri te publiku dhe pastaj te tentoje ta deshproje ate. Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari.”, ka shkruar Manxhuka.