Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Normalizimi me Kosovën, ndër kushtet e BE-së për avancimin e Serbisë

13/12/2024 - 11:55
në Lajme
A A
Normalizimi me Kosovën, ndër kushtet e BE-së për avancimin e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hapja e grupit të tretë të kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, do të merret në konsideratë pasi ky vend të bëjë përparim të rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit – kapitujt 23 dhe 24 – si dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu është thënë në versionin e përditësuar të draft-konkluzioneve për Serbinë, të cilat do të diskutohen të premten nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë dokument përsëritet se përparimi i Serbisë në fushën e sundimit të ligjit dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën “do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit”.

Konkluzionet për zgjerimin duhet të miratohen në nivel ambasadorësh dhe më pas të miratohen formalisht në takimin e ministrave për Çështje Evropiane, që do të mbahet më 17 dhjetor në Bruksel.

Negociatat mes Brukselit dhe Beogradit për anëtarësim të Serbisë në bllok, janë të ngrira kryesisht për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e palës serbe.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull që nga dhjetori i vitit 2021.

Hungaria, e cila kryeson Bashkimin Evropian deri më 31 dhjetor, e ka lënë të hapur mundësinë për hapjen e grupit të tretë të kapitujve për Serbinë, për të cilin Komisioni Evropian konsideron se vendi është teknikisht i gatshëm.

Megjithatë, Hungaria është përballur me rezistencë nga një numër i caktuar shtetesh anëtare që, përveç problemit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, këmbëngulin për përparim në sundimin e ligjit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për çdo vendim mbi mundësinë e hapjes ose mbylljes së kapitujve apo grupit të kapitujve në procesin e anëtarësimit, është i nevojshëm pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndonëse ka aplikuar. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Ministria cakton çmimet e derivateve për sot, rënie e lehtë e naftës

Ministria cakton çmimet e derivateve për sot, rënie e lehtë e naftës
08/05/2026 - 09:52

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 8 maj 2026. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Zyrtare: VV-ja garon në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK

Zyrtare: VV-ja garon në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK
08/05/2026 - 09:35

VV-ja garon në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK Tashmë është zyrtare. Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK....

Më shumëDetails

Veliu thumbon Osmanin: I shërbeu kundërshtarit pesë vite, nuk e di a kthehet për LDK-në apo për interes personal

Veliu thumbon Osmanin: I shërbeu kundërshtarit pesë vite, nuk e di a kthehet për LDK-në apo për interes personal
08/05/2026 - 09:21

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke e cilësuar atë si “kthesë shumë të madhe”. Veliu tha...

Më shumëDetails

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
08/05/2026 - 01:15

Gjatë një survejimi në fshatin Binxhë të Klinës, arkeologu Berat Ademi ka hasur në një lapidar të panjohur, i cili dyshohet se i përkiste Zonës Operative të Drenicës...

Më shumëDetails

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”
08/05/2026 - 01:12

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i ka bërë një thirrje të hapur dhe të drejtpërdrejtë mërgatës kosovare lidhur me zgjedhjet...

Më shumëDetails

“Erdhi gjysëm i pirë”, Agim Bahtiri i reagon Jehona Lushakut: Kërko falje ose shihemi në gjykatë për shpifjen

Bahtiri: Albin Kurti nuk rrëzohet, kot e ka opozita
08/05/2026 - 01:07

Agim Bahtiri ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetes së Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila tha se ai kishte qenë “gjysmë i pirë” në natën kur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë