Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hill për sul’min terr’orist në kanalin e Ibër-Lepencit: Tash për tash nuk ka bazë të drejtohet gishti te dikush

16/12/2024 - 11:34
në Lajme
A A
Hill për sul’min terr’orist në kanalin e Ibër-Lepencit: Tash për tash nuk ka bazë të drejtohet gishti te dikush
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shpërthimin me eksploziv në një zonë të kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok për të cilin qeveria kosovare beson se “është orkestruar nga Serbia”, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, ka thënë se, tash për tash, ShBA-të “nuk shohin bazë për të drejtuar gishtin te dikush”.Christopher Hill në lidhje me sulmin në infrastrukturën jetike – që edhe nga Bashkimi Evropian është dezignuar si terrorist – tha se “është e rëndësishme që të ndodh hetim kredibil” derisa u thirr në, siç tha ai, gatishmërinë (deklarative) të shtetit serb “për të mbështetur hetim serioz”.

“(Hetim) me pjesëmarrjen e faktorëve ndërkombëtare, amerikanët janë të gatshëm për këtë, mendoj se do të ketë përpjekje që të jetë edhe BE-ja dhe shpresoj që të arrijmë një lloj reztultati. (Shpërthimi) mund të kishte sjellë probleme të mëdha, por fatmirësisht ata ia dolën të rregullojnë gjërat brenda orës, ndërsa brenda disa ditësh gjithçka u normalizua…mirëpo kjo nuk do të thotë se ne s’duhet të përcaktojmë si ndodhi dhe kush është përgjegjës”, ka thënë Hill.Duke folur për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh “i zhgënjyer” rreth moszbatimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, për të cilin tha se “do të zbatohet me kohë”.

“Kjo ka qenë dashur të themelohet para 12 viteve, dhe s’është bërë ende. Ka shumë punë për t’u bërë”, ka thënë ai duke shtuar se ShBA “e mbështet atë”.“Mendoj se në fund logjika do të mbizotërojë, dhe logjika do të thotë që ky Asociacion të formohet. Jam i zhgënjyer si të gjithë të tjerët se pse nuk është bërë akoma, por nuk shoh arsye pse s’do të bëet në të ardhmen”, shtoi ai në një intervistë për “Euronews Serbia”.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Hill foli për pjesëmarrjen e serbëve në ato zgjedhje – duke shtuar se “ShBA kurrë s’ka mbështetur bojkotin e zgjedhjeve”.“Mendoj se është tejet e rëndësishme që komuniteti serb në Kosovë të marrë pjesë në zgjedhje dhe gëzohem që po. Se si do të marrin pjesë, çfarë formacionesh politike ka në Kosovë tash, kjo u mbetet atyre dhe ne duam që të gjithë të marrin pjesë. ShBA kurrë s’ka mbështetur bojkot të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Rreth dialogut të fascilituar nga BE, ambasadori Hill tha se ShBA e mbështet plotësisht.“Mendoj se duhet të ketë një mekanizëm më të fortë për ta bërë dialogun më të suksesshëm. Mendoj se është e rëndësishme dhe s’ka alternativë tjetër përpos dialogut. Mendoj se duhet të kemi një përpjekje nëse ndërmjetësit mund t’i fuqizohet pushteti. Shumë mendim duhet t’i jepet kësaj”, tha ai.

“Festat e fundvitit po vijnë, ndër të tjera, në Amerikë po vjen administrata e re, administrata e re në Komisionin Evropian, po afrohen edhe zgjedhjet në Kosovë në shkurt. Ekziston një nevojë e madhe për t’i parë mirë të gjitha këto çështje. Në kontekstin e të gjitha problemeve ndërkombëtare dhe në kuadrin e problemeve që ekzistojnë, kjo çështje duhet të jetë e zgjidhshme. Ne duhet të përpiqemi më shumë”, tha Hill.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë