“Sjellje e supremacisë politike”, e ka quajtur Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, refuzimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shkuar në cilësi të dëshmitarit në Prokurori Speciale për çështjen e Rezervave Shtetërore.
Kurti, përkundrazi, thirri prokurorët që të shkojnë në zyre të tij – e kjo, sipas Arben Gashit, “është koncept i gabuar” dhe tentim nga ana e Kurtit “për t’ju mbivendosur drejtësisë”.
“Sjellja e supremacisë politike, dhe epërësisë politike ekzekutive mbi gjyqësorin – në këtë rast mbi prokurorinë, është e papranueshme…Është koncept i gabum…Nëse vlerëson që duhet të ketë sundim të ligjit e jo të pretendojë t’i mbivendoset drejtësisë”, tha ai.












