Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria mbyll TikTokun

21/12/2024 - 14:10
në Tech
A A
Shqipëria mbyll TikTokun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka thënë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të Planit të Ri të Veprimit, një nismë e Ministrisë së Arsimit për të rritur sigurinë në shkolla.

Manastirliu theksoi se ky hap është pjesë e një pakete masash të cilat janë në zhvillim e sipër nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Ajo theksoi se ndalimi i TikTokut është një masë që lidhet me përpjekjet për të rritur sigurinë fizike dhe digjitale në shkolla dhe për të mbrojtur fëmijët nga ndikimet negative të rrjeteve sociale.

“Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe impaktin që sjellin rrjetet sociale, si dhe angazhimin e fëmijëve, kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë masash që po punojnë autoritetet përkatëse,” tha Manastirliu.

“Jemi të ndërgjegjshëm se tek nxënësit po rritet nevoja për mbështetje multidisiplinare, sidomos për sa i përket mbështetjes psiko-emocionale dhe adresimit të shqetësimeve të moshës. Për këtë arsye, kemi planifikuar shtimin e 350 punonjësve psikosocialë, duke arritur në 1,200 brenda dy viteve të ardhshme. Bashkë me partnerët tanë të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, do të ngremë një Rrjet Kombëtar për Sigurinë Online, që do të ndihmojë në mbrojtjen digjitale të nxënësve”, shtoi ministrja./ euronews

JU REKOMANDOJMË

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit
01/09/2026 - 21:22

Rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale veprojnë jashtë kontrollit të përdoruesve janë rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e AI-së. Sipas një analize të Loss...

Më shumëDetails

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi
28/08/2026 - 23:05

Teknologjia ndërhyri aty ku edhe një milimetër mund të ndryshonte gjithçka Një burrë në Britaninë e Madhe është bërë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një...

Më shumëDetails

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
25/08/2026 - 20:16

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, paralajmëroi të martën për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe...

Më shumëDetails

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë
20/08/2026 - 14:36

OpenAI po lanson një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për adoleshentët, brezi i parë që po rritet me inteligjencën artificiale, të cilët tashmë po e përdorin për...

Më shumëDetails

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse
15/08/2026 - 20:57

Gjiganti Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram — ndryshimi i saj i parë vizual në dhjetë vitet e fundit. Drejtori i Instagram-it, Adam Mosseri,...

Më shumëDetails

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • 5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ta shohim kush po manipulon” – Mehmetaj bën testin për substanca narkotike

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë