rëndaShare Button Gazeta Blic Kryetari i Komunës së Gjakovë, Ardian Gjini, njëherësh nënkryetar i AAK-së, në një intervistë me Astrit Gashin në Blic Interview, thotë se nuk do ta lë komunën e Gjakovës për t’u bërë deputet.
Gjini tutje thekson se opozita duhet të kthehet në pushtet, sepse nëse vazhdon kështu, shumëkush do të heqë dorë nga Kosova dhe pasojat për vendin tonë do të jenë të rënda.
“Unë du me qeverisë sërish me Gjakovën sepse i kam disa punë shumë serioze me i përfundu. E kam një ndjenjë që nëse ka ndryshime munden mos me u kry disa punë domosdoshme për Gjakovën, unë kam me kërku mandatin e fundit si kryetar i komunës vitin që vjen në tetor, pas atij mandati me siguri ka me pas detyra tjera. Motivi im për me hy në listë të AAK-së, nuk është me ia garantu një ulëse e me lënë Gjakovën, jo absolutisht jo, por me i thirrë të gjithë me votu edhe për mu, me maksimizu votën e Aleancës për shkak se opozita duhet me ardh në pushtet në Kosovë, se nëse vazhdojmë njësoj, shumëkush ka me heqë dorë prej Kosovës dhe pasojat për Kosovën kanë me qenë të rënda”, tha ai.Ndër të tjera, Gjini thekson se do të tentojnë ta rritin sa më shumë Aleancën, në mënyrë që të ketë mundësi të ndërrohet pushteti në Kosovë.
“Me maksimizu votën, me rrit Aleancën, me mrri sa më shumë që të kemi mundësi për me ta ndërruar pushtetin në Kosovë. Kur kryhen zgjedhjet secili kandidat ka me pas të drejtë me vendos vet, secili kryetar komune. Unë nuk e lëshoj Gjakovën për me u bo deputet, nuk e lë detyrën e kryetarit të komunës për me u bo deputet”, përfundoi Gjini.