Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

23/12/2024 - 12:16
në Kryesore, Lajme
A A
Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian në Kosovë, ai do të ketë takime edhe me komandantin italian të KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani si dhe shefin e misionit EULEX, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, qëndron sot, për një vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është të takojë kontingjentin italian në misionin e KFOR-it, para festës së Krishtlindjes”, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Italisë, transmeton Radio Kosova. Lajmi transmetohet edhe nga media tjera italiane.

“Është krenari e madhe të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it,” citohet të ketë thënë para nisjes ministri jashtëm italian, Tajani.

“Falënderimet më të sinqerta u drejtohen të gjithë ushtarëve italianë në botë që shërbejnë për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në rastet si Krishtlindja, kur do të donim të ishim pranë shtëpisë dhe njerëzve të tyre të dashur”, theksohet në deklaratën e Tajanit, që transmetohet nga Ministria e Jashtme italiane.

“Misioni i KFOR-it është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe Italia i kushton rëndësinë të madhe, ndërsa mbështet perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

“Italia është në vazhdimësi vendi me kontribut më të madh në KFOR për sa i përket personelit të vendosur në Kosovë. Kjo konfirmon rolin qendror që Italia luan për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili sot është edhe më domethënës, duke pasur parasysh faktin se Italia drejton komandën e KFOR-it, që mori më 11 tetor nga Turqia”, theksohet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë
03/05/2026 - 23:20

Aktivisti Dardan Krasniqi ka bërë një postim të fortë në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të rënda ndaj Mehdi Musës, për të cilin thotë se gjatë luftës në...

Më shumëDetails

Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin

Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin
03/05/2026 - 22:45

Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka bërë të ditur se gjatë pjesëmarrjes...

Më shumëDetails

Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia

Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
03/05/2026 - 22:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan. “Në pritjen zyrtare u mirëprita nga Kryeministri...

Më shumëDetails

Ish ministri grek, Varoufakis: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dramatikisht gjatë tri viteve të fundit

Ish ministri grek, Varoufakis: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dramatikisht gjatë tri viteve të fundit
03/05/2026 - 22:29

Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis ka folur fjalë pozitive për Kosovën. “Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dramatikisht gjatë dy apo tri viteve...

Më shumëDetails

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj ish-zyrtarit të AKI-së të dënuar me 2 vjet burgim për korrupsion

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj ish-zyrtarit të AKI-së të dënuar me 2 vjet burgim për korrupsion
03/05/2026 - 21:57

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj ish-zyrtarit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Muhamet Krasniqi i cili ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë...

Më shumëDetails

Irani thotë se ShBA i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

Irani thotë se ShBA i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe
03/05/2026 - 20:57

Irani ka marrë një përgjigje nga SHBA-ja ndaj propozimit të tij të fundit për paqe, thanë mediat iraniane të lidhura me shtetin. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Alarmante/Privatësia nën vëzhgimin e 11 kamerave: Kolegji “Pjetër Budi” kapet duke përpunuar kundërligjshëm të dhëna personale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë