Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në pushtetin e Kurtit, “Santefarm” fitoi 87 tenderë mbi 54 milionë €, kompania kishte aksionar një serb nga Beogradi

12/10/2026 - 18:18
në Lajme
A A
Në pushtetin e Kurtit, “Santefarm” fitoi 87 tenderë mbi 54 milionë €, kompania kishte aksionar një serb nga Beogradi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania farmaceutike “Santefarm”, e cila tash është në pronësi të Milaim Abdullahut, por në të kaluarën kishte aksionar serbin nga Beogradi Miomir Nikolliq, sipas të dhënave zyrtyare që ka siguruar portali Front Online, rezulton të ketë përfituar kontrata publike në vlerë prej hiç më pakë se 49 milionë eurosh nga Institucionet Shëndetësore të Kosovës, ndërsa një aktivitet i ri i prokurimit në vlerë prej mbi 5.1 milionë eurosh është dhënë në favor të saj, por kontrata ende nuk është nënshkruar.

Nga hulumtimi që ka bërë portali Front Online, për periudhën nga viti 2021, pasi që timonin e Qeverisë e kishte kryeministri Albin Kurti e deri në vitin 2026 rezultojnë 87 kontrata të lidhura me kompaninë “Santefarm”, kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – SHSKUK.

Sipas të dhënave zyrtare, llogaritur edhe për kontratën e fundit ku është rekomanduar vlera e përbashkët e këtyre kontratave arrin në mbi 54 milionë euro.

Edhe 5.1 milionë euro për Emicizumab

Në aktivitetin më të fundit të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë, “Santefarm” është shpallur fituese në Lotin 6, Lotin 7 dhe Lotin 8, që lidhen me furnizimin me barin Emicizumab, në doza të ndryshme. Vlera e përgjithshme e tri loteve arrin në 5,141,955.10 euro. Ky aktivitet i prokurimit është në fazën pas njoftimit për dhënie, ndërsa kontrata ende nuk figuron e nënshkruar.

 

Kontrata milionëshe nga Ministria dhe SHSKUK-ja

Lista e kontratave tregon se “Santefarm” ka siguruar përgjatë viteve kontrata me vlera që variojnë nga disa mijëra euro deri në mbi 5 milionë euro për një aktivitet të vetëm. Ndër kontratat me vlerat më të larta figuron ajo për “Furnizim me Risdiplam 0.75 mg/ml, bari për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE”, me vlerë prej 5,385,415.48 eurosh, e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në mars të vitit 2026.Një tjetër kontratë e madhe është ajo për furnizim me produkte për sëmundje të rënda dhe të rralla për SHSKUK, me vlerë prej 3,204,171.78 eurosh.

Në maj të vitit 2025, kompania figuron edhe me kontrata prej 3,097,680 eurosh, 712,029.60 eurosh dhe 448,171.20 eurosh, për furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla. Në gusht të vitit 2025, Ministria e Shëndetësisë kishte nënshkruar me kompaninë edhe një kontratë tjetër në vlerë prej 2,846,700 eurosh, për furnizim me barna për sëmundje të rënda, të rralla dhe programe specifike.

Nga bashkëpronësia me shtetas serb te pronësia e plotë e Milaim Abdullahut

Kompania “Santefarm” është themeluar në vitin 2006. Sipas të dhënave publike të regjistrimit të biznesit të cituara në materialet e siguruara, në periudhën e themelimit kompania ishte në bashkëpronësi të Milaim Abdullahut dhe shtetasit serb Miomir Nikolliq. Nikolliq figuroi si bashkëpronar që nga themelimi i kompanisë, ndërsa më vonë aksionet e tij u bartën te kompania “Sante Pharm Medical LLC”, e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në vitin 2012, këto aksione iu bartën përsëri Milaim Abdullahut. Sipas këtyre të dhënave, Abdullahu u bë pronar i plotë i kompanisë kosovare “Santefarm”. Pra, struktura aktuale e pronësisë nuk është e njëjtë me atë të periudhës kur Miomir Nikolliq ishte bashkëpronar.

“Santefarm” figuron si partner i grupit me seli në Beograd

Pavarësisht ndryshimit të strukturës pronësore, lidhja biznesore me kompani të një grupi farmaceutik me seli në Beograd vazhdon të figurojë në materiale publike. Bëhet fjalë për grupin “ERGO WBS”. Në strukturën e publikuar nga ky grup, kompania kosovare “Santefarm” paraqitet si “partner”.

Në të njëjtën strukturë figuron edhe kompania “Farmalogist DOO” nga Beogradi. Sipas të dhënave të përmendura në materialet publike, “Farmalogist” është në pronësi të Miomir Nikolliq dhe Lovorka Nikolliq. Miomir Nikolliq është i njëjti person që kishte qenë bashkëpronar i “Santefarm”-it në Kosovë në periudhën e mëhershme.

Nga 633 mijë euro në vitin 2021 te kontratat multimilionëshe

Të dhënat e analizuara nga Front Online tregojnë se kontratat me “Santefarm” shtrihen përgjatë disa viteve. Në vitin 2021, ndër kontratat e evidentuara është furnizimi me taliglucerase nga Lista Esenciale, me vlerë 633,588.48 euro. Po atë vit figuron edhe një kontratë prej 1,590,825.60 eurosh për furnizim me barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së. Në vitet pasuese, numri dhe vlera e kontratave rriten, duke përfshirë furnizime me barna onkologjike, barna për sëmundje të rralla, vaksina, insulina, produkte biologjike dhe barna nga Lista Esenciale.

Vetëm nga të dhënat e analizuara për 86 kontrata, shuma arrin në 49,004,784.01 euro. Nëse aktiviteti i fundit prej 5,141,955.10 eurosh përfundon me nënshkrimin e kontratave, shuma e përgjithshme e kontratave të evidentuara dhe tenderit të fundit do të kalonte në 54,146,739.11 euro.

Të dhënat tregojnë se pjesa kryesore e këtyre kontratave është dhënë nga dy institucione: Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja, ndërsa objekt i tyre në shumicën e rasteve është furnizimi me barna dhe produkte farmaceutike nga Lista Esenciale dhe programet për sëmundje të rënda e të rralla.

Tenderët e përfituar nga Santefarm

  1. Furnizim me produktin palbociclib nga LE
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,476,533.60 €
  2. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-032
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,466,942.40 €
  3. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së-041
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 53,106.84 €
  4. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së-041
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 15,195.60 €
  5. Furnizim me albumina nga LE për nevojat e SHSKUK-së-024
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,367,159.54 €
  6. Furnizim me Barna nga LBE për KPSH
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 41,988.00 €
  7. Furnizim me barna për sëmundje të rralla sipas LBE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 1,868,724.00 €
  8. Furnizim me Vaksina kundër Meningjitit Monokoksik (A, C, W-135, Y)
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 120,960.00 €
  9. Furnizim me Somatropin nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 133,145.00 €
  10. Furnizim me Somatropin nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 276,123.60 €
  11. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-128
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 86,000.00 €
  12. Furnizim me Risidiplam 0.75 mg-ml, bari për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 5,385,415.48 €
  13. Furnizim me barna për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen procedurës IVF
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 20,208.75 €
  14. Furnizim me Barna nga LBE për KPSH
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 23,562.00 €
  15. Furnizim me Barna nga LBE për KPSH
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 34,032.00 €
  16. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-129
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 148,780.80 €
  17. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 322,764.75 €
  18. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-sëAutoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 41,750.00 €
  19. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-058
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 386,880.00 €
  20. Furnizim me barna për sëmundje të rënda, të rralla dhe programe specifike nga LBE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 844,784.64 €
  21. Furnizim me barna për sëmundje të rënda, të rralla dhe programe specifike nga LBE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 2,846,700.00 €
  22. Furnizim me barna nga LBE për KPSH
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 45,510.00 €
  23. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-043
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,392,854.40 €
  24. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së-56
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 153,028.00 €
  25. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-012
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 641,954.00 €
  26. Furnizim me Somatropin nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 131,940.00 €
  27. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,007,050.00 €
  28. Furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 448,171.20 €
  29. Furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 3,097,680.00 €
  30. Furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 712,029.60 €
  31. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-023
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 97,180.00 €
  32. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 6,438.00 €
  33. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 5,632.00 €
  34. Ri-tender “Furnizim me Barna nga LE – Lot 4 (Vaksina kundër Meningjitit Monokoksik A, C, W-135, Y)”
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 60,480.00 €
  35. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-006
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 24,000.00 €
  36. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK-007
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,070,496.00 €
  37. Furnizim me barna nga LE për SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 76,200.00 €
  38. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 151,525.00 €
  39. Furnizim me Barna (Cyproterone 50 mg tbl) nga LE për SHSKUK-074
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 49,000.56 €
  40. Furnizim me produkte për sëmundje të rënda dhe të rralla për SHSKUK
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 3,204,171.78 €
  41. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 422,392.32 €
  42. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 1,451,817.00 €
  43. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK(011)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 2,362.50 €
  44. Furnizim me Barna (Vendolizumab 300 mg inj) nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (029)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 43,475.94 €
  45. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK(004)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 959,644.80 €
  46. Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK(004)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,625,000.00 €
  47. Furnizim me Barna (Tamoxifen 20 mg tbl) nga LE për SHSKUK(004)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 16,666.64 €
  48. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,155.85 €
  49. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 570.66 €
  50. Furnizim me barna (Erlotinib 100 mg tbl) nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 38,591.05 €
  51. Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (015)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 4,322.50 €
  52. Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (015)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 14,711.06 €
  53. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 713,664.00 €
  54. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 277,075.47 €
  55. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 925,470.32 €
  56. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 23,734.34 €
  57. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 631,807.65 €
  58. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 258,602.40 €
  59. Furnizim me vaksina DTaP-IPV-Hib dhe vaksina Meningokok
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 76,725.00 €
  60. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 10,171.87 €
  61. Furnizim me Barna nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 6,661.78 €
  62. Furnizim me produktin Ampicillin nga LE për SHSKUK
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 50,820.84 €
  63. Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 1,423,350.00 €
  64. Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 422,392.32 €
  65. Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 1,423,350.00 €
  66. Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 422,392.32 €
  67. Furnizim me barna (Cyproterone 50 mg tbl) nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 72,441.60 €
  68. Furnizim me barna nga LE për SHSKUK-(103)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,117,171.44 €
  69. Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (074)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 385,320.00 €
  70. Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (074)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,566,000.00 €
  71. Furnizim me Sorafemib 200 mg tbl nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 74,880.00 €
  72. Furnizim me Tamoxifen 20 mg tbl nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (046)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 25,600.00 €
  73. Furnizim me Dasatinib 100 mg tableta nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (045)
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 131,780.00 €
  74. Furnizim me Filgrastim 48 MU ml nga Lista e Re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 375,200.00 €
  75. Furnizim me Rituximab (biosimilar) 100 mg 10 ml inj nga Lista e Re Esenciale për SHSKUK
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 20,868.00 €
  76. Furnizim me Rituximab (biosimilar) 500 mg 50 ml inj. nga Lista e Re Esenciale për SHSKUK
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 79,200.00 €
  77. Furnizim emergjent me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 5,737.92 €
  78. Furnizim emergjent me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 978.40 €
  79. Furnizim emergjent me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 7,156.80 €
  80. Furnizim emergjent me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 6,643.20 €
  81. Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 504,000.00 €
  82. Furnizim me barna nga L.E – Interferon beta 1b
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 1,201,307.40 €
  83. Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 1,590,825.60 €
  84. Furnizim me taliglucerase nga L.E
    Autoriteti: Ministria e Shëndetësisë
    Vlera: 633,588.48 €
  85. Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 38,563.00 €
  86. Furnizim me barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
    Autoriteti: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
    Vlera: 584,496.00 

JU REKOMANDOJMË

Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë

Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar në MPJD
12/10/2026 - 19:01

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk synon shmangien nga drejtësia, por rikthimin e procesit gjyqësor në Hagë në atë që...

Më shumëDetails

Sadiku: Sulmet e VV-së ndaj Përparim Ramës janë të ulëta, kryetari të bashkëpunojë me prokurorinë për të sqaruar procesin

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante
12/10/2026 - 18:52

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, vlerëson se “sulmet ndaj kryetarit të Prishtinës nga aktivistë, anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë të ulëta dhe të dobëta”.Në një postim...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
12/10/2026 - 18:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion amerikan të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, pjesë e të cilit ishte edhe senatori Dick...

Më shumëDetails

Vdes një punëtor në vendin e punës në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Vdes një punëtor në vendin e punës në një objekt ndërtimi në Ferizaj
12/10/2026 - 18:10

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që mori pasi dyshohet se ra nga kati përdhesë në bodrum, në një objekt në ndërtim e sipër...

Më shumëDetails

Reagon familjari i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai: Duhej ende të jetotoje

Reagon familjari i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai: Duhej ende të jetotoje
12/10/2026 - 17:48

Një afërm i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur dhimbjen për...

Më shumëDetails

Rama i drejtohet Prokurorisë: A po i dëgjon kërcënimet që bëhen në emrin tuaj?

Rama i drejtohet Prokurorisë: A po i dëgjon kërcënimet që bëhen në emrin tuaj?
12/10/2026 - 17:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar me një deklaratë publike, duke ngritur shqetësime për kërcënimet që, sipas tij, janë intensifikuar kohëve të fundit nga deputetë dhe asamblistë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë