Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, sot ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Skenderaj dhe me disa nga kandidatët tanë për deputetë.
Lushtaku thotë se në këtë takim është diskutuar për mobilizimin e elektoratit në prag të zgjedhjeve, transmeton VeriuInfo
Postimi i Sami Lushtaku:
Sot zhvilluam një takim frytdhënës me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Skenderaj dhe me disa nga kandidatët tanë për deputetë.
Diskutuam për organizimin dhe mobilizimin maksimal në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, me qëllim që të dëshmojmë edhe një herë fuqinë dhe unitetin e PDK-së.
Me angazhim të përbashkët dhe me përkushtim të pashoq, jemi të bindur se do të arrijmë fitore të madhe!













