Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtrenjtohen deri 80% çmimet e banesave në kryeqytet

30/12/2024 - 07:34
në Ekonomi, Lajme
A A
Shtrenjtohen deri 80% çmimet e banesave në kryeqytet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar një ngritje prej 80% krahasuar me vitin e kaluar. Cmimi i një metri katror në disa lagje në kryeqytet shkon deri në 2500 euro. Ekonomistët tregojnë se cilat janë arsyet që kanë ndikuar në këtë ngritje.

Prishtina është dyndur nga banesat e ndërtuara.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në kryeqytet janë mbi 85 mijë banesa.

E çmimi i tyre në vitin 2024 ka shënuar një rritje rekorde.

“Ngritja e çmimeve më të mëdha që ka qenë, ka qenë dallim në çmim ndërmjet vitit 2023 dhe 2024. Ku çmimet minimale që kanë pësuar ngritje duhet të jenë ato për 40%, ndërsa maksimale shkojnë afër 80% që lagjet sikurse janë Lakërishte, Lagjja e Muhaxherëve, deri diku Dragodani, dhe Rruga B, kanë rritje deri ne 80%”, thotë Burim Halili nga agjensioni i patundshmërisë.

Madje çmimet shkojnë deri në 2500 euro për metër katror varësisht se në cilat lagje gjenden.

“Tek lagjja Lakërishtë, çmimi variojnë nga 2000 deri në 2500 varësisht prej fazës së ndërtimit nëse është i ndërtum ose është gjatë ndërtimit kemi çmim me të lira. Ndërsa në lagjen e Muhaxherëve të gatshmet variojnë nga 2000 te kompanitë me një cilësi më të mirë kurse të këto tjera deri 1800 euro”, shprehet ai.

E sipas njohësit të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj kjo ka ndodhur për disa arsye.

“Deri sa ka kërkesë është e natyrshëme që të ketë edhe rritje të çmimit, prapë këtu shihet se këtë rritje të çmimit e ka bërë të vetën që e ka bërë diaspora. E kemi një diasporë të fuqishme e cila ka bërë që të kemi rritje të çmimit, por njëherë duhet ta kemi të qartë që inflacioni në nivel botëror dhe rajonal ka bërë që kostoja e ndërtimit të rritet dhe rrjedhimisht banesat janë rritur dhe kjo po e rëndon qytetarin rezident”, thotë ai.

Në bazë të regjistrimeve të fundit të bërë në Kosovë, numri i ndërtesave banesore është rritur 43% krahasuar me vitin 2011./Tëvë1

JU REKOMANDOJMË

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin
05/11/2026 - 13:02

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, rast i cili ka ndodhur pasditen e...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi në gjashtëvjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm

Altin Krasniqi në gjashtëvjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm
05/11/2026 - 12:45

Në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka kundërshtuar nga foltorja e Kuvendit aktgjykimin ndaj...

Më shumëDetails

Tomë Gashi ngre akuza për manipulim të provave në rastin e Astrit Deharit: Ai është vr’arë

Tomë Gashi ngre akuza për manipulim të provave në rastin e Astrit Deharit: Ai është vr’arë
05/11/2026 - 12:39

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar se pret që Prokuroria Speciale të sjellë epilog për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, duke pretenduar se provat e...

Më shumëDetails

Banka Zhvillimore mbetet premtim edhe pas pesë vjetësh

Banka Zhvillimore mbetet premtim edhe pas pesë vjetësh
05/11/2026 - 12:21

Kreditë bankare janë një nga burimet kryesore të financimit për bizneset prodhuese në Kosovë. Por, normat e interesit dhe afatet e kthimit shpesh ua vështirësojnë investimet për zgjerimin...

Më shumëDetails

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vr’asjen e Arlinda Zekajt

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vr’asjen e Arlinda Zekajt
05/11/2026 - 11:59

Një tjetër incident është shënuar pas largimit të aktivisteve feministe nga eventi ku ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti. Një pjesëtar i sigurimit të kryeministrit ka tërhequr për...

Më shumëDetails

Shiroka Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis

Shiroka Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis
05/11/2026 - 11:44

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis. Mediat janë lejuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi” – publikohet një tjetër bisedë e Arlinda Zekajt me motrën

    “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë