Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamberi: Vuçiq e di se çizmja serbe më nuk do të shkelë në Kosovë

02/01/2025 - 12:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kamberi tallet pak: Edhe Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike, Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Politikanët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar në ndërtimin e një pozicioni më të fuqishëm në tryezën e bisedimeve me Beogradin, thotë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në procesin e dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kamberi thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po tenton të fitojë kohë meqë, sipas tij, ai e di që zgjidhja e procesit në fund do të jetë “e pafavorshme” për të. Megjithatë, sipas Kamberit, lidershipi atje tashmë e di se “çizmja serbe më nuk do ta shkelë Kosovën”.

Kamberi thotë se presidenti i Serbisë po tenton të minimizojë fajësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Mbi 13 mijë civilë të vrarë, mbi 20 mijë të përdhunuar seksualisht, mbi 6 mijë të zhdukur – prej tyre rreth 1.600 vazhdojnë të jenë të pagjetur, e më shumë se 800.000 persona të zhvendosur gjatë luftës së viteve në 1998-1999 në Kosovë. Serbia vazhdon t’i mohojë krimet që i ka kryer në Kosovë.

“Aleksandar Vuçiq po tenton që ta ulë fajësinë e Serbisë që e ka pasur në luftë dhe disi në procese që ekzistojnë të jetë i barabartë me vendet tjera. Sa i përket Kosovës, mendoj që privatisht ata e dinë që Kosova kurrë më nuk do të jetë Serbi, asnjëherë çizmja serbe më nuk do ta shkelë Kosovën, siç e ka mbajtur prej 1913 e sidomos e këndej. Por po mundohet që përmes kësaj loje gjeopolitike të përfitojë diçka atje. Dhe për të dalë nga kjo situatë me një përfitim, siç e thonë shpesh ata ‘nuk mundet njëri të fitojë gjithçka, tjetri të humb gjithçka’. Por, në anën tjetër nuk mund të dalë me qëndrim konkret për faktin se po të dalë me një kërkesë konkrete, siç shpesh mendohet se e ka kërkesën te veriu, atëherë ajo i bie që Vuçiq e pranon pavarësinë e pjesës tjetër të Kosovës dhe kjo ia ulë, në tryezën e bisedimeve, pazarin”, shprehet ai.

Kamberi thotë se Vuçiq, përmes sulmeve terroriste, ka tentuar ta ndajë veriun e Kosovës.

Pjesa veriore u përball me tensione, sidomos në vitet e fundit. Në shtator të 2023-ës, terroristë serbë sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.

Një vit më vonë, më 29 nëntor 2024, kanali i lumit i Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, u dëmtua pas një shpërthimi të madh.

Autoritetet e Kosovës thanë se sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ishte terrorist dhe i orkestruar nga bandat kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar.

“Ai [Aleksandar Vuçiq] po mundohet të manipulojë për të përfituar kohë për të mos gjetur zgjidhje për Kosovën. Sepse e ka të qartë që zgjidhja që do të vjen në tavolinë është e pafavorshme për të dhe për regjimin e Serbisë. Ai ka premtuar gjithçka, ai ka premtuar kthimin dhe marshimin triumfal të ushtrisë serbe në Kosovë. Ka tentuar që përmes Banjskës të ndajë, skenarin e Qipros ta luaj, dhe ta ndajë veriun e Kosovës. Ka ndodhur sulmi tjetër terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës. Dhe Aleksandër Vuçiq tashmë e ka të qartë që me metodat e tilla në Kosovë, e ka fundin, nuk mundet”, shprehet Kamberi.

Derisa flet për dialogun e Brukselit, proces ky në të cilin Kosova ka hyrë që prej vitit 2011, Kamberi thekson nevojën për unitet të brendshëm.

“Mjerisht, çështja e unitetit të shqiptarëve nuk është e re, nuk është vetëm me këto raste [sulmeve terroriste në Kosovë]. Në tërësi kur ekziston një skenë politike aq e zgjeruar dhe aq e fragmentarizuar, me shumë subjekte politike me interesa të caktuara për nivele lokale apo edhe shtetërore, ato me një formë ndikojnë edhe në ndërtimin e unitetit karshi një armiku çfare është shteti i Serbisë. Prandaj edhe të gjithë ato komente, e vlerësimet se serbët e Kosovës janë në situatë të njëjtë siç ishin shqiptarët në vitet e 90-ta nuk qëndrojnë dhe janë të dëmshme për Kosovën… Uniteti është i domosdoshëm karshi Serbisë dhe ky unitet duhet të shihet në veprime duke mbështetur qeverinë në ato kërkesat kryesore që i ka rreth Serbisë sepse është shumë e qartë se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë. Sepse është e vetmja rrugë e cila dëshmon se Serbia nuk do t’i përsëris ato krime”, deklaron ai.

Shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë – zonën që njihet si Lugina e Preshevës, vazhdojnë të përballen me diskriminim.

Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Serbia po vazhdon me “spastrim etnik” përmes pasivizimit të adresave.

“Nuk mund të pajtohemi, ne si shqiptarë në Luginë të Preshevës, që gjithë bashkësia ndërkombëtare flet vetëm për të drejtat e një komuniteti, në këtë rast të komunitetit serb, i cili edhe ashtu me Kushtetutën e Kosovën dhe planin e Ahtisarit ka të drejta më shumë se çdo pakicë tjetër në territor të Evropës. Të ndërtohet një pako tjetër, një instrument tjetër që ata do i bëjë pakicë të privilegjuar, ndërkohë që neve këtu [Luginë të Preshevës] na mohohen të drejtat elementare. Paqja dhe stabiliteti, paqja afatgjate e qëndrueshme në Ballkan ndërtohet duke i trajtuar pakicat në mënyrë të barabartë”, deklaron Kamberi.

Kamberi foli edhe për ndalesat e shqiptarëve në pikat kufitare me Serbinë dhe refuzimin që po iu bëhët kërkesave për vizita që ministrat e Kosovës po synojnë t’i zhvillojnë në Luginë.

“Albanofobi, e cila ekziston në Serbi edhe e cila vepron ndaj shqiptarëve me stereotipat e të kaluarës, me stereotipat e viteve të 13’ta, 14’ta, 40’ta, 46, 81 e këndej. Thjesht, akoma nuk janë të gatshëm të trajtojnë shqiptarët si qytetarë të barabartë të Evropës, në radhë të parë. Është një politikë albanofobe që po ndiqet atje, por jo vetëm politika. Mediat janë ato që krijojnë atmosferën e përgjithshme duke i trajtuar shqiptarët si armiku i përgjithshëm i Serbisë dhe mandej ndaj armikut janë të lejuara të gjitha mjetet…Korridori i dhjetë nuk është vetëm korridor i Serbisë, është corridor i cili lidh Evropën qendrore me Greqinë me Detin Mesdhe. Prandaj edhe veprimet e tilla që ndërmerr policia e Serbisë janë edhe antinjerëzore”, shprehet ai.

Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Serbisë ka miratuar një projektligj për “juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë”, si dhe një tjetër për shpalljën e Kosovës “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.

Kamberi thotë se, prakikisht, një projektligj i tillë është i pavlefshëm në Kosovë.

“Është provokative në radhë të pare, por pavarësisht që ai në opinionin e vet dëshiron të krijojë opinionin se ai ka kompetenca ende në Kosovë, praktikisht ai ligj është i pavlefshëm për Kosovë. Se Serbia maltreton, keqtrajton shqiptarët që kalojnë nëpër Serbi, kjo ka ndodhur edhe pa këtë ligj. Në fakt, mendoj se edhe ligji [për juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë] edhe ligji tjetër për ndihmat sociale janë në funksion të mobilizimit të komunitetit serb në Kosovë lidhur me zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen atje. Sepse Vuçiq dëshiron që përmes karrotës – ligjit për ndihma sociale, të bind qytetarët serb të votojnë veç Listën Serbe dhe asnjë alternativë tjetër, dhe natyrisht nëse nuk funksionon kjo, ky ligj tjetër do t’i përndjek të gjithë ata që siç e thotë ‘veprojnë apo bashkëpunojnë me regjimin që diskriminon serbët’. Pra, këtu e ka një gamë të gjerë në sulm të njerëzve, sepse më shumë se gjithçkaje në Kosovë, Vuçiq i tmerrohet faktit të krijimit të liderëve të tjerë serbë që nuk janë nën ndikimin e drejtpërdrejt të regjimit të tij”, deklaron ai.

Projektligjet e Serbisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, janë kritkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duke thënë se në këtë mënyrë shteti serb ka shkelur obligimet e dialogut të Brukselit./kp

JU REKOMANDOJMË

Kryetari i OEK: Bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India, Kosovën po e shohin si vend transit për vendet e BE-së
Kryesore

Rafuna: Bizneset po bëhen gati të dalin në Shqipëri e Maqedoni- shkak tregu i lirë i energjisë

08/06/2025 - 08:43
Trendafilova: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025
Kryesore

Trendafilova arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

08/06/2025 - 08:27
Sot temperatura deri në 26 gradë Celsius
Lajme

Parashikimi i motit sot dhe ditëve në vijim

08/06/2025 - 08:20
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Lajme

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”

07/06/2025 - 22:50
Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart
Kryesore

Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart

07/06/2025 - 22:41
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Kryesore

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1499 Shpërndaje
    Shpërndaje 600 Tweet 375
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë