Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këngëtarja shqiptare që ra viktimë e videove me kompozitorin Hila: E desha atë njeri, atë kohë e dija të ndarë

11/10/2026 - 08:40
në Lajme, ShowBiz
A A
Këngëtarja shqiptare që ra viktimë e videove me kompozitorin Hila: E desha atë njeri, atë kohë e dija të ndarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këngëtarja Blerina Matraku ka deklaruar në “Goca dhe Gra” detaje nga marrëdhënia e saj me kompozitorin Adi Hila, duke pretenduar se kishte besuar plotësisht tek ai dhe se nuk kishte dijeni për kamerat e sigurisë që ishin vendosur në banesë.

Këngëtarja tha se kishte krijuar ndjenja të sinqerta dhe se e kishte vendosur kompozitorin mes njerëzve më të besuar të jetës së saj.

Ajo shpjegoi se kishte qenë në dijeni të ekzistencës së një sistemi alarmi, por se ato ishin kamera sigurie.

“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova këtë njeri dhe e hiperbolizova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar që ishte Zoti ky, familja dhe më pas vetja ime. Krijova ndjenja dhe ishin shumë të vërteta, të pastra dhe të çiltra dhe isha gati për ta bërë këtë njeri të lumtur, të qetë, për t’i plotësuar atë pjesën që ishte i ngarkuar. Kishte ngarkesa profesionale.

Nuk mund të përmend shumë gjëra, sepse nuk dua të cenoj një familje. Në atë kohë unë e kam ditur të ndarë, në momentin që e kam marrë vesh që nuk ka qenë i tillë, unë u tërhoqa.

Ajo falje nuk ishte e plotë, këto falje të tmerrshme nuk i meriton askush, mua kjo më vë përpara përgjegjësisë së masës. Unë jam e indinjuar, nuk do ta kisha bërë atë gjë nëse e dija që do të ndodhte një shpërndarje. Nuk dija absolutisht asgjë. Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere, jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi. Më rriti profesionalisht, një njeri që më fliste për seriozitetin, kujdesin. Nuk mendoja që një njeri mund të kishte papërgjegjshmëri morale për të vënë kamera sigurie në dhomat në shtëpi pa dijeninë time.

Nëse unë do ta kisha ditur që ajo aty është kamerë sigurie, do ta dija shumë mirë që një kamerë sigurie mund të monitorohet nga diku tjetër. Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie. Meqë ka pasur vjedhje asokohe”, u shpreh Matraku

JU REKOMANDOJMË

Kryetari i Listës Serbe kalon në partinë e Vuçiqit: Nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe kalon në partinë e Vuçiqit: Nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës
11/10/2026 - 08:27

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës. Këto deklarata, Elek...

Më shumëDetails

E dhimbshme, motër e vëlla që u vranë të premten, varrosen sot

E dhimbshme, motër e vëlla që u vranë të premten, varrosen sot
11/10/2026 - 08:12

Sot, 11 tetor 2026 (e diel) në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bugujevci, të cilët mbetën...

Më shumëDetails

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të dielën

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
11/10/2026 - 07:59

Të dielën parashikohet të depërtojë një front i ftohtë, i cili do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe herë pas reshje shiu në të gjithë vendin. Lokalisht...

Më shumëDetails

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
10/10/2026 - 23:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, rëndom është ndaluar për intervistë nga një krijues përmbajtjeje, në SHBA. Kur u pyet se çka bën, Përparim Rama deklaroi se është kryetar...

Më shumëDetails

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë
10/10/2026 - 22:53

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka reaguar në platformën X, pas raportimeve për një marrëveshje mes Presidentit të SHBA-së,...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen
10/10/2026 - 22:45

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e projektligjeve për vitet 2026-2028. Gjatë këtyre viteve, Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë e Qeverisë synojnë të kalojnë 200 ligje në Kuvendin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë