Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prej 105 kërkesave, një i burgosur e pret faljen nga Vjosa Osmani: Pse Presidentja nuk e fali askënd për 4 vjet?

07/01/2025 - 18:21
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për tri vite me radhë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është treguar ‘dorështrenguar’ në lidhje me të drejtën e saj kushtetuese që t’i fal të burgosurit.

Tash që po hymë në vitin e katërt, a do të shfrytëzojë kësaj radhe Osmani këtë të drejtë?

Ja cfarë thanë nga presidenca për Gazetën Nacionale në lidhje me këtë.

Deri më tani në adresën e presidencës, për vitin 2024, kanë arritur gjithsej 105 kërkesa nga të burgosurit për falje.

Nga presidenca kanë bërë të ditur se këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca.

Ndër të tjera është bërë gjithashtu e ditur se gjithsej janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë.

“Gjatë vitit 2024 janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje. Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë. Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një (1) të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca.” – Bekim Kupina – këshilltar për media në presidencën e Kosovës.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për Gazetën Nacionale se do të ishte lajm i mirë nëse këte vit presidentja do të ndryshonte këtë praktike.

“Në bazë të ligjit të aplikueshëm është e drejtë e personave që janë në vuajtje të denimit të parashtrojnë kërkesë për falje të denimit, përderisa ligji e përcakton se është në diskrecion të Presidentes për të ushtruar të drejtën e saj për falje të një pjese të denimit të mbetur. Si IKD e kemi potencuar vazhdimisht se edhe përkundër se ligji nuk e obligon Presidenten për të shfrytëzuar këtë të drejtë por mbetet në diskrecionin e saj të plotë për të zbatuar këtë të drejttë në praktikë, do të ishte gjithmonë lajm dhe praktikë e mirë nëse Presidentja të ndryshonte praktikat e deritanishme. Kjo do të ndikonte te personat më vuajtje të denimit se nëse të njejtit kanë sjellje shembullore në qendrat korrektuese, do të punonin në rehabilitim për tu kthyer si qytetar të dobishëm në shoqëri do të mund të shpërblehen. Ky do ishte motiv shtesë për të njejtit që të ndjekin rregullat e shtëpisë në shërbimin korrektues dhe në të njejtën kohë do të zbatohej mëshira e shtetit përmes Presidentes për qytetarët që në një fazë të jetës kanë bërë gabim dhe për këtë janë denuar. Sigurisht, falja duhet të zbatohet vetëm për veprat penale që e lejon ligji I aplikueshëm dhe ndaj personave të cilët e deshmojnë përmes procesit të faljes se e meritojnë këtë të drejtë.”

Nacionale gjithashtu ka kontaktuar edhe me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Bexhet Shala nga ky isntitucion ka thënë se presidentja në mënyrë flagrante po i shkelë të drejtat të burgosurve.

JU REKOMANDOJMË

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York
30/07/2026 - 12:53

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk do të heqë dorë nga udhëtimi i planifikuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, pavarësisht thirrjeve...

Më shumëDetails

Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri

Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri
30/07/2026 - 12:39

Liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar përgatitjet para seancës konstituive. Takimi...

Më shumëDetails

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë
30/07/2026 - 11:58

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Koasovës, Blerim Isufaj ka qëndruar sot për vziitë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të...

Më shumëDetails

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc
30/07/2026 - 11:40

Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë,...

Më shumëDetails

Nga 1 shtatori vendpunishtet do të inspektohen me dronë

Nga 1 shtatori vendpunishtet do të inspektohen me dronë
30/07/2026 - 11:25

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare në detyrë, Andin Hoti, ka bërë të ditur se nga 1 shtatori kantierët e ndërtimit do të inspektohen me...

Më shumëDetails

Kuvendi i LDK-së, Spahiu: Eshtë moment kyq për historinë e vendit!

Spahiu: Kushtetuesja duhet të japë vendim shterues për konstituimin e Kuvendit, Kosova mos të mbetet peng i komunitetit serb
30/07/2026 - 11:05

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot me fillim nga ora 18:00 mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku po kërkohet largimi i Lumir Abdixhikut nga drejtimi i këtij subjekti politik....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë