Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtëpia e Bardhë: Jemi të shqetësuar, situata në Kosovë është në tehun e thikës

08/01/2025 - 21:44
në Kryesore, Lajme
A A
Shtëpia e Bardhë: Jemi të shqetësuar, situata në Kosovë është në tehun e thikës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer tha të mërkurën se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet “një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara.”

I ftuar për të diskutuar çështjet e ndryshme globale në institutin ndërkombëtar Chatham House, me seli në Londër, Finer, i cili ka shërbyer në këtë pozitë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, u pyet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndikimin rus dhe kinez në rajon dhe konfliktin e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se “ekzistojnë dy vija kryesore ndarëse për të cila jemi më të shqetësuar se për të tjerat” në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që theksoi se Presidenti Biden mbetet i përkushtuar në çështjet e sigurisë së këtij rajoni që nga koha kur kryesonte Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

“Njëra është situata në Kosovë, një aleat thelbësor i Shteteve të Bashkuara, që është në tehun e thikës”, deklaroi Finer.

Finer tha se sa i përket Kosovës, është qëndrim amerikan që ajo “duhet të jetë edhe sovrane edhe të respekojë komunitetet pakicë të cilat ekzistojnë përbrenda asaj që është një Kosovë sovrane”.

Finer theksoi se këto janë çështje që administrata e Presidentit Biden është angazhuar “t’i menaxhojë, shpesh nën radar përmes diplomacisë së kujdesshme përgjatë tërë (mandatit) të kësaj administrate” dhe se ato mbesin sfida të cilat duhet vëzhguar dhe ku situata vazhdon të jetë shqetësuese.

Ai tha se shqetësim tjetër për SHBA-të në këtë rajon “është ndarja e mundshëm,” e Bosnjës, “ku të paktën njëri nga udhëheqësit, zoti Dodik, të paktën në formë retorike po ndjekë një agjendë që bën thirrje për shpërbërjen e shtetit, të cilin ne e kundërshtojmë fuqishëm”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara besojnë që “nuk ka qasje më të mirë se (Marrëveshja) e Dejtonit për të ruajtur paqen në Bosnjë”./VOA

JU REKOMANDOJMË

Molliqaj për Kurtin: ‘Si mund të negociohet me një pushtet autoritar?’

Molliqaj për Kurtin: ‘Si mund të negociohet me një pushtet autoritar?’
02/05/2026 - 17:38

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër partitë opozitare për mënyrën se si kanë menaxhuar procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se veprimet e tyre...

Më shumëDetails

E burgosur nga regjimi iranian, përkeqësohet gjendja e fitueses së Nobelit për Paqen në Iran

E burgosur nga regjimi iranian, përkeqësohet gjendja e fitueses së Nobelit për Paqen në Iran
02/05/2026 - 17:33

Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, ndodhet aktualisht në një spital në Iran pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në burg. Sipas familjes...

Më shumëDetails

Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
02/05/2026 - 17:18

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e cila u dogj në luftë. “Sot, së...

Më shumëDetails

Ky është arsyetimi i Haxhiut në pyetjen pse e la Kurtin dhe Rushitin t’i adresoheshin qytetarëve nga presidenca

Ky është arsyetimi i Haxhiut në pyetjen pse e la Kurtin dhe Rushitin t’i adresoheshin qytetarëve nga presidenca
02/05/2026 - 17:03

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me...

Më shumëDetails

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe ku janë të bazuara?

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe ku janë të bazuara?
02/05/2026 - 16:50

Pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave të SHBA-së nga Gjermania, është ngritur shqetësimi për mundësinë e një trajtimi të ngjashëm edhe për Italinë dhe Spanjën. Shtetet e...

Më shumëDetails

NATO thotë se po punon me SHBA për ta kuptuar pse po i largojnë 5 mijë ushtarë nga Gjermania

NATO thotë se po punon me SHBA për ta kuptuar pse po i largojnë 5 mijë ushtarë nga Gjermania
02/05/2026 - 16:09

Zëdhënësja e NATO, Allison Hart, tha se aleanca po punon me SHBA-në për të kuptuar vendimin për të tërhequr 5,000 trupa amerikane nga Gjermania. Duke i bërë jehonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti nuk ndalet: Vazhdon emërimin e zëvendësministrave, ja kë e emëroi së fundi

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë