Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy senatorët amerikanë Durbin e Shaheen do ta vizitojnë edhe Kosovën, integrimet, NATO e energjia pjesë agjendës

09/10/2026 - 22:15
në Lajme
A A
Dy senatorët amerikanë Durbin e Shaheen do ta vizitojnë edhe Kosovën, integrimet, NATO e energjia pjesë agjendës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Senatorët amerikanë Dick Durbin dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë Kosovën në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit po diskutojnë për sigurinë rajonale, institucionet demokratike, zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Durbin, zëvendëskryetar i grupit demokrat në Senatin amerikan, dhe Shaheen, anëtarja demokrate e rangut më të lartë në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, kanë përfunduar vizitën në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në kuadër të këtij turneu do të vizitojnë edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e fundit e Durbin në kuadër të një delegacioni kongresional si senator amerikan. Ai e kishte vizituar Ballkanin edhe në vitet 1999 dhe 2009.

Gjatë qëndrimit në vendet e rajonit, senatorët do të takohen me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues diplomatikë amerikanë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe liderë të rinj.

Sipas njoftimit, në fokus të takimeve do të jenë proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi me NATO-n, diversifikimi i burimeve të energjisë dhe zbatimi i Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, të miratuar si pjesë e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026.

Gjatë vizitës në Bosnjë e Hercegovinë, delegacioni ka pasur të planifikuar edhe vizitën në Qendrën Përkujtimore dhe Varrezat e Srebrenicës në Potoçari, si dhe pjesëmarrjen në një performancë të grupit artistik “House of Good Tones”.

Durbin tha se vizita në rajon vjen në një kohë të rëndësishme, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar se, ndonëse disa shtete të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë janë anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, sfidat vazhdojnë edhe tri dekada pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Vizita jonë do të dëshmojë interesimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të parë përparim dhe vazhdim të pajtimit në rajon”, deklaroi Durbin.

Ndërkaq, Shaheen tha se gjatë vizitës do të takohet me zyrtarë, liderë të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar sigurinë, mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet e vendeve të rajonit me Shtetet e Bashkuara

JU REKOMANDOJMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen
09/10/2026 - 22:00

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale, ta anulojë ligjin e ri për Specialen,...

Më shumëDetails

Trump njofton se ka arritur marrëveshje me Putinin për naftën ruse

Trump njofton se ka arritur marrëveshje me Putinin për naftën ruse
09/10/2026 - 21:55

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për furnizimin e tregut amerikan dhe atij global me miliona tonë karburant dizel...

Më shumëDetails

Kallas reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përmend dialogun si mundësi

Kallas reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përmend dialogun si mundësi
09/10/2026 - 21:48

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për...

Më shumëDetails

Kurti e pret në Qeveri ambasadorin italian, aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së temë diskutimi

Kurti e pret në Qeveri ambasadorin italian, aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së temë diskutimi
09/10/2026 - 21:43

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin ka diskutuar për integrimin evropian të vendit, mbështetjen italiane dhe...

Më shumëDetails

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
09/10/2026 - 21:33

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) është takuar me kongresistin amerikan Gregory Meeks, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, Shqipërinë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Sipas Këshillit, në...

Më shumëDetails

Sulmohet aeroporti i Moskës

Sulmohet aeroporti i Moskës
09/10/2026 - 21:29

Moska nën sulm, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportet e kryeqytetit rus. Moska dhe rajoni përreth saj janë vënë në shënjestër të një sulmi me dronë dhe balona...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë