Të martën, u raportua se Ura e Badovcit ishte hapur për qarkullim pa iu nënshtruar testimeve paraprake të nevojshme.
Kompania përgjegjëse për ndërtimin e saj, në një përgjigje për këtë Kallxo.com, kishte pranuar se nuk ka kryer ende testimet, duke përmendur festat e fundvitit si arsye për hapjen e saj të parakohshme.
Çuditërisht, pas hapjes për qarkullim, ura është mbyllur sërish. Pamjet e siguruara nga “Nacionale” tregojnë se lëvizja e automjeteve është ndaluar, ndërsa vërehen punime mbi urë.
Nuk dihet nëse testimi i urës po bëhet tani, pasi u lëshua fillimisht për qarkullim.