Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeshefi i KRU “Gjakova” i arrestuar në Bullgari për trafikim me qenie njerëzore, shihet në tubimin e Vetëvendosjes

09/01/2025 - 17:43
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeshefi i KRU “Gjakova” i arrestuar në Bullgari për trafikim me qenie njerëzore, shihet në tubimin e Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse nuk është më zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili ishte arrestuar në Bullgari në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore. po vazhdon të marrë pjesë në tubimet e kësaj partie.

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, është parë në një tubim të kësaj partie më datën 5 janar në këtë qytet, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në fotografinë e publikuara nga Vetëvendosje, në një qoshe të sallës në mesin e simpatizuesve të kësaj partie.

Më 1 mars të vitit 2024, gazeta Online Reporteri.net pati raportuar për arrestimin e kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, në Bullgari,

Krasniqi ishte arrestuar në më 19 shkurt 2024 në Bullgari.

Gjykata bullgare ka arsyetuar vendimin e saj për paraburgosjen e kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi.

Në vendimin që e kishte gazeta online Reporteri.net, Gjykata e Qarkut në Kruystendil ka njoftuar se ndaj Krasniqit ekziston një urdhërarrest evropian i lëshuar nga Italia në janar të këtij viti.

Sipas gjykatës bullgare, veprat e përshkruara gjithashtu cilësohen krime sipas Kodit Penal të Bullgarisë, për të cilat parashikohet dënimi me “burgim”.

Sipas Gjykatës, ai është akuzuar për tri vepra penale: lehtësimi i migrimit të jashtëligjshëm me bashkëpunim, përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga një person privat.

“Duke pasur parasysh mungesën e vendbanimit dhe lidhjet e përhershme me Republikën e Bullgarisë, gjykata vlerëson se ekziston rreziku i arratisjes së tij. Gjykata, për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës aktuale të ekstradimit, për të kufizuar lëvizjen e tij, vlerësoi se duhet të marrë masën e paraburgimit deri në përfundimin e procedurës për dorëzimin e të kërkuarit”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Qarkut Kryustendil

Urdhërarresti ndërkombëtar ndaj tij është lëshuar në qytetin e Barit, në Itali, një muaj më parë, përkatësisht më datë 16 janar 2024.

Kryeshefi i KRU “Gjakova” dyshohej për tri vepra penale “lehtësimi i migrimit ilegal me bashkëpunim”, “përdorimi i dokumenteve false” dhe “falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga një person privat”.

Atij, me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut Kyustendil në Bullgari, një Gjykatë e Qarkut bullgare, më 22 shkurt 2024, i ishte caktuar masa e paraburgimit, deri në vendosjen rreth kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e tij në Ital.

Dyshimet ishin se Krasniqi, që ka në pronësi edhe një kompani transporti udhëtarësh me autobus nga Gjakova drejt vendeve të Evropës, dyshohet se përmes saj ka kontrabanduar njerëz me dokumente të falsifikuara. Rrjedhimisht, sipas autoriteteve italiane, 57 vjeçari nga Gjakova ishte implikuar në tri vepra të ndryshme penale.

Megjithatë, në vitin 2014 deri në 2017, Krasniqi kishte qenë për një mandat brenda Asamblesë në Gjakovë nga radhët e partisë Alternativa – partia e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Por, sikurse në vitin 2021 me LVV, edhe në vitin 2017 me Alternativen ai kishte dështuar të rizgjidhej asamblist./Reporteri.net/.

Në prill të vitit të kaluar, Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” mori vendim për shfuqizimin e vendimit mbi pezullimin e marrëdhënies së punës së kryeshefit Hasan Krasniqi. Vendimi erdhi pas arrestimit të tij nga autoritetet bullgare në shkurt të këtij viti. Në një komunikatë për media, Bordi njoftoi se vendimi ishte marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur më 6 prill 2024, dhe Krasniqi u obligua të paraqitej në punë më 8 prill 2024.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë në vitin 2023 ngriti aktakuzë ndaj Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU “Gjakova”, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Krasniqi mund të përballet me drejtësinë kosovare edhe për një tjetër rast, si drejtues i KRU “Gjakova”. Kjo pasi, pas publikimit të një hulumtimi nga Kallxo.com, i cili zbuloi se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka blerë një barkë/anije të vogël në vlerë 24,500 euro, e cila nuk arriti të përdorej pasi u sekuestrua nga Dogana dhe Policia e Kosovës, rasti do të trajtohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndryshe, Hasan Krasniqi, tre muaj pasi si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Gjakovës kishte dështuar të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asamblist, në janar të 2022-tës, nga Bordi i ri i emëruar nga Qeveria e Kosovës ishte zgjedhur kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Me ligjin për Ndërmarrjet Publike parashihet që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit.

JU REKOMANDOJMË

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës
09/10/2026 - 22:53

Imami i Xhamisë në Dheun e Bardhë, Bashkim Bajrami, ka reaguar me dhimbje pas vrasjes së Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, Nafije Bogujevci, në Livoç të Ulët...

Më shumëDetails

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!
09/10/2026 - 22:45

Lutfi Haziri ka deklaruar se ka qenë pro votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se mosvotimi nga ana e subjektit të tij nuk ishte çështje...

Më shumëDetails

Haziri nuk e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryetar të LDK-së: Për herë të parë, presidenti s’kaloi nga zyret tona

A e voton LDK-ja nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, tregon Lutfi Haziri
09/10/2026 - 22:38

Lutfi Haziri ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se një vendim të tillë do ta shqyrtojë vetëm...

Më shumëDetails

Përfundon operimi i personit që u plagos sot në Gjilan, nga QKUK japin detaje

Përfundon operimi i personit që u plagos sot në Gjilan, nga QKUK japin detaje
09/10/2026 - 22:30

Një person i lindur në vitin 1978, i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit ku ka ndodhur sot vrasja e dyfishtë, i është nënshtruar një operacioni...

Më shumëDetails

Dy senatorët amerikanë Durbin e Shaheen do ta vizitojnë edhe Kosovën, integrimet, NATO e energjia pjesë agjendës

Dy senatorët amerikanë Durbin e Shaheen do ta vizitojnë edhe Kosovën, integrimet, NATO e energjia pjesë agjendës
09/10/2026 - 22:15

Senatorët amerikanë Dick Durbin dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë Kosovën në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit po diskutojnë për sigurinë rajonale, institucionet...

Më shumëDetails

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen
09/10/2026 - 22:00

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale, ta anulojë ligjin e ri për Specialen,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    273 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë