Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj, ka takuar kryetarin e Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, me të cilin kanë diskutuar sfidat e këtij sektori, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Gastronomia nuk mund të jetë më tej një barrë. Ajo duhet të shndërrohet në një markë vendore të punësimit, turizmit dhe traditës, që i sjell dobi jo vetëm bizneseve dhe të punësuarve, por edhe vendit në përgjithësi”, ka shkruar Demhasaj.











