Analisti politik Albert Krasniqi e ka kritikuar gjuhen e denigruese të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.
Ai ka bërë me dije se Kurti po përpiqet me çdo kusht të tërheqë vëmendjen e opozitës, duke refuzuar të pranojë injorimin e arsyeshëm që po i bëhet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky model i sjelljes nga një lider në pushtet është një shembull i keq.
“Kryetari i VV-së po përpiqet me çdo kusht të tërheqë vëmendjen e opozitës, duke refuzuar të pranojë injorimin e arsyeshëm që po i bëhet. Sot paska përdorur gjuhë denigruese ndaj LDK-së duke i shtrembëruar emrin në “LDKyhi” dhe treguar batuta me miza, që janë pjesë e një diskursi polarizues që shpesh përdoret për të delegjitimuar kundërshtarët ose për t’i nënçmuar, duke i paraqitur si të pavlerë dhe qesharakë. Ky model i sjelljes nga një lider në pushtet është një shembull i keq, i cili mund të lërë pasoja afatgjata në diskursin publik.”, ka shkruar Krasniqi.