Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

08/10/2026 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas disa ditësh hetime, Policia ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar lidhur me rastin e rëndë të 30 shtatorit në Vushtrri, ku një 27-vjeçar ishte rrahur brutalisht dhe në vendin e ngjarjes ishin gjetur edhe gëzhoja armësh.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Naim Maxhunin, i cili është identifikuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve pas veprimeve intensive hetimore.

Incidenti kishte ndodhur rreth orës 00:45, në rrugën “Xhavit Mulaku”, afër “Urës së Hekurit” në Vushtrri, ku ishte gjetur i lënduar rëndë Luan Lokaj.

Sipas deklarimit të viktimës, ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur me mjete të forta, ndërsa njëri prej tyre kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

Viktima kishte pësuar lëndime në kokë, frakturë në hundë dhe fraktura në gishta të të dy duarve, ndërsa pas trajtimit fillestar në Vushtrri ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ishte gjetur edhe një VW Caddy i dëmtuar pasi kishte goditur një shtyllë të ndriçimit publik. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë dhe një fishek tjetër brenda automjetit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, më 7 tetor hetuesit e kanë ftuar Naim Maxhunin të paraqitet në Polici, ndërsa ai është lajmëruar po atë ditë dhe është intervistuar në prani të avokatit.

Ai është intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Maxhuni është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për identifikimin dhe rolin e personave të tjerë të dyshuar po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot
08/10/2026 - 11:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, teksa ka bërë të ditur se sot do...

Më shumëDetails

Nënkryetari i ASHAK: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente, nderim jo vetëm për të, por edhe për Akademinë

Nënkryetari i ASHAK: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente, nderim jo vetëm për të, por edhe për Akademinë
08/10/2026 - 11:04

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare “Twin Transformation: Reconceptualizing Organizations and...

Më shumëDetails

Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s’kishte pjesë rezervë për sanim

Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s’kishte pjesë rezervë për sanim
08/10/2026 - 10:57

Ndërmarrja Trepça ka dalë me njoftim lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Minierën me Flotacion në Stan Tërg, ku 63 minatorë u ndodhën në minierë pas një avarie...

Më shumëDetails

Ramadani kërkon përgjegjësi nga Qeveria pas ngujimit të 63 minatorëve: Nuk ishte hera e parë

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe
08/10/2026 - 10:42

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar pasi 63 minatorët e ngujuar në horizontet 8, 9, 10 dhe 11, si pasojë e djegies së një trafoje të energjisë...

Më shumëDetails

Edhe një person i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për moszbatimin e aktgjykimit

Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë
08/10/2026 - 10:33

Avokati Durim Berisha ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me një parashtresë lidhur me, siç pretendon ai, moszbatimin e aktgjykimit të kësaj...

Më shumëDetails

Haradinaj kujton Abedin Rexhën: Një emër i paharruar i lirisë

Haradinaj kujton Abedin Rexhën: Një emër i paharruar i lirisë
08/10/2026 - 10:22

Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin Abedin Rexha, duke rikthyer në kujtesë betejën e Qafë Mullarit, ku, sipas tij, ishin bashkë në luftë. Haradinaj e ka përshkruar Rexhën si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1088 Shpërndaje
    Shpërndaje 435 Tweet 272

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë