Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar me nderime dhe krenari të thellë 28-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit të tij nga Vajniku, Abedin Rexha – Sandokani.
Lushtaku e ka cilësuar Rexhën si një prej figurave të rëndësishme të organizimit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar kontributin e tij në themelimin, organizimin dhe udhëheqjen e strukturave të UÇK-së.
Sipas Lushtakut, Abedin Rexha ishte “trim i rrallë, strateg dhe udhëheqës i shquar”, ndërsa për kontributin e tij ishte emëruar Komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”, detyrë të cilën e ushtroi deri në rënien e tij më 8 tetor 1998.
“Kontributi i Abedin Rexhës në krijimin, organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet pjesë e historisë së lavdishme të luftës për liri dhe do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje”, ka shkruar Lushtaku.
Në përvjetorin e 28-të të rënies së tij, Lushtaku ka shprehur nderimin për jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit të tij.
“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Abedin Rexhës – Sandokanit!”, ka përfunduar ai.














