Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, më 14.01.2025, ka filluar dëshminë Sokol Dobruna, ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.
Dëshmitari Sokol Dobruna gjatë dhënies së dëshmisë së tij deklaroi se ka problem me kujtesën dhe se nuk po i kujtohen ato për të cilat po pyetet nga prokurori John Capin. “A ju kujtohet që unë ju kam pyetur në qoftë se ju keni parë një të burgosur serb të vdekur në burgun e Kleqkës. A ju kujtohet kjo?- pyeti prokurori Capin.
“Kam problem me këtë kujtesë ta hajë dreqi. Nuk më kujtohet veç s’është me rëndësi mund të jetë nuk e mohoj, ashtu po mendoj”- tha dëshmitari Dobruna.
“Më konkretisht a ju kujtohet që keni bërë sqarime në deklaratën tuaj se vendi ku e keni parë këtë të burgosur ka qenë një qeli brenda një burgut?- ishte pyetja e radhës nga prokurori. Ndërsa me “jo”- u përgjigj Dobruna.