Në orët e hershme të mëngjesit të 17 janarit 2025, rreth orës 04:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një grabitje që ka ndodhur në një pompë të derivateve në fshatin Shupkovc, në Mitrovicë, raporton Veriu.info.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Veriu.info se njësitet përkatëse policore janë duke kryer veprime hetimore intensive për identifikimin e të dyshuarve dhe për mbledhjen e provave relevante që lidhen me këtë rast.
Hetimet janë në vazhdim, dhe Policia e Kosovës mbetet e angazhuar për zbulimin dhe kapjen e autorëve të kësaj grabitjeje.












