Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhja e kryetarit Besnik Berisha: Prokuroria Themelore konfirmon se po e shqyrton rastin për vepër penale

20/01/2025 - 11:41
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhja e kryetarit Besnik Berisha: Prokuroria Themelore konfirmon se po e shqyrton rastin për vepër penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se po e shqyrton nëse ka elemente të veprës penale, zgjedhja e kryetarit të ri Besnik Berisha në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se për zhvillimet e 17 janarit në KPM, është angazhuar një prokuror.

“Po, jemi në fazën e shqyrtimit, është angazhuar një prokuror, poashtu jemi duke e vlerësuar aspektin e kompetencës, nëse është kompetencë e Prokurorisë sonë apo e Prokurorisë Speciale”, ka konfirmuar Gashi.

Në mbledhjen e fundit të KPM-së, tri ditë para se t’i përfundojë mandati kryetarit Jeton Mehmeti, u zgjodh kryetari i ri.

Por, para se të fillojë mbledhja, juristja e medias, Flutura Kusari reagoi duke thënë se ky proces është i motivuar politikisht dhe po bëhet para se të zgjedhen anëtarët e rinj të KPM-së.

Në atë mbledhje, paraprakisht në rend dite u vendos plotësim-ndryshimi i Rregullores së Punës në nenin 3 “Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të KPM-së”, ku u shtua paragrafi 2 me të cilin përcaktohet:

“Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, zgjedhja e kryetarit, përkatësisht nënkryetarit, mund të bëhet brenda një muaji para skadimit të mandatit të kryetarit, përkatësisht nënkryetarit, veçanërisht për t’u siguruar që KPM nuk mbetet pa kryetar, përkatësisht nënkryetar në raste kur mbetet pa kuorum për zgjedhjen e tyre”.

Gjatë diskutimit, Besnik Berisha, Luljeta Aliu dhe Fitim Aliu, si anëtarë të KPM-së thanë se këtë po e bëjnë në mënyrë që KPM-ja të mos mbetet pa kryesi.

Ndërsa Flutura Kusari, zhvillimet në KPM që rezultuan me zgjedhjen e kryetarit të ri, i quajti “kapje politike”. Sipas saj, KPM-ja momentalisht ka një kryetar jolegjitim.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua… KPM tash ka kryetar jolegjitim”, kishte shkruar ndër të tjera në reagimin e saj Kusari.

Për legjitimitetin e këtij zhvillimi, Kryeprokurori Gashi tha se momentalisht çështja është në fazën e shqyrtimit.

“Sa i përket veprave penale të mundshme, nëse ka elemente të veprës penale, jemi në fazën e shqyrtimit, analizimit dhe pastaj vendosim”, ka thënë Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkohë, kryetari Jeton Mehmeti derisa mbylli mbledhjen e 17 janarit, u deklarua se misioni i tij mori fund aty.

“Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë dy kryetarë. Misioni im si kryetar merr fund këtu. Nëse thërret mbledhje tjetër, marr pjesë si anëtar. Këtu po e mbylli këtë mbledhje”, tha Mehmeti.

Kryetar i ri u zgjodh Besnik Berisha, i cili ishte propozuar nga Fitim Veliu. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu publikon pamje të rënda: Dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, u lënduan gjatë protestës

Haxhiu publikon pamje të rënda: Dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, u lënduan gjatë protestës
05/10/2026 - 22:33

Deputeti Bekim Haxhiu ka reaguar pas protestës, duke thënë se dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, janë lënduar dhe kanë marrë trajtim në Emergjencën e QKUK-së. Haxhiu e...

Më shumëDetails

Tre policë e rrahin brutalisht një qytetar (Video)

Tre policë e rrahin brutalisht një qytetar (Video)
05/10/2026 - 22:28

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë shfaqur duke rrahur brutalisht një protestues. Pamjet janë publikuar nga Gazeta Nacionale, ku shihet se të tre pjesëtarët përdorin dhunë jo-proporcionale...

Më shumëDetails

Hoxhaj policëve: Ku është komandanti, kjo është sjellje pahijshme, e keni tepru

Hoxhaj policëve: Ku është komandanti, kjo është sjellje pahijshme, e keni tepru
05/10/2026 - 22:24

Disa deputetë të PDK-së kanë dalë në shesh. Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj e ka thirrur komandantin e Policisë. Hoxhaj i tha atij që e kanë tepruar sonte...

Më shumëDetails

Hasani i reagon ashpër policisë: Kemi dalë mi mbrojt vlerat tona, turp duhet me iu ardh

Hasani i reagon ashpër policisë: Kemi dalë mi mbrojt vlerat tona, turp duhet me iu ardh
05/10/2026 - 22:17

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka dalë ballë policëve dhe i ka akuzuar për sulme paprecedente. Ai iu tha se pas veprimeve të sotme, zyrtarët policorë do...

Më shumëDetails

Policia i nxjerr edhe automjetet e rënda të saj në afërsi të Kuvendit të Kosovës

Policia i nxjerr edhe automjetet e rënda të saj në afërsi të Kuvendit të Kosovës
05/10/2026 - 21:49

Situata në Prishtinë është tensionuar sonte pas protestës së zhvilluar pranë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në...

Më shumëDetails

Policia arreston nipin e Hashim Thaçit në sheshin e Prishtinës

Policia arreston nipin e Hashim Thaçit në sheshin e Prishtinës
05/10/2026 - 21:44

Policia e Kosovës ka arrestuar nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Atdhe Thaçin në sheshin e Prishtinës. Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e protestuesve, të cilët i kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    953 Shpërndaje
    Shpërndaje 381 Tweet 238
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti – Hamza

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë