Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

05/10/2026 - 15:35
në Lajme, ShowBiz
A A
Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Teksa në rrjet vijojnë të shpërndahen materiale intime të xhiruara në dhomën e gjumit të Adrian Hilës nga një kamera sigurie, në polici ka mbërritur denoncimi i parë nga një prej vajzave me të cilat kompozitori kalonte në intimitet.

Top Channel mëson se këngëtarja nga Kosova me inicialet E. A pasi ka deklaruar gjithçka dinte për rrethanat e ngjarjes, ajo ka denoncuar shpërndarësin e videove duke përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj nuk është ai personi që ka nxjerrë videot.

Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove.

Në lidhje me këtë situatë policia ka marrë 4 deklarime mes tyre 3 këngëtare E.F, B. M, E.A edhe vetë kompozitorin i cili pretendon se pamjet nga kamerat e sigurisë së tij në ambiente private janë hakeruar.

Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, që sipas kodit penal përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Policia ka kontaktuar edhe me një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë me inicialet G.H, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin. I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore.

Për këtë ngjarje blutë e Tiranës kanë referuar materialet në prokurori për 4 vepra penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve deh ndërhyja e padrejtë në jetën private

JU REKOMANDOJMË

Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së
22/11/2026 - 17:57

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për dështime në arsim dhe drejtësi, si dhe për mungesë të perspektivës...

Më shumëDetails

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro
22/11/2026 - 16:51

Një person me inicialet E.A. është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kishte mashtruar qytetarët në Kosovë dhe diasporë duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute. Përmes...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes

Qeveria e Kosovës në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes
22/11/2026 - 16:42

Qeveria e Republikës së Kosovës që udhëheqet nga kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke nderuar atdhetarët dhe intelektualët shqiptarë që kontribuuan në njësimin...

Më shumëDetails

Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)
22/11/2026 - 16:18

Gjatë hulumtimit për mënyrën se si funksionojnë institucionet private shëndetësore, Veriu.info ka siguruar raportin e Inspektoratit Shëndetësor për Ambulancën Stomatologjike "AM Dental Clinic" në Lipjan. Raporti zbulon se...

Më shumëDetails

“U ndjeva sikur në Luftën e Kosovës”, rrëfimi i shqiptarit pas shpërthimit të fuqishëm në Zvicër

“U ndjeva sikur në Luftën e Kosovës”, rrëfimi i shqiptarit pas shpërthimit të fuqishëm në Zvicër
22/11/2026 - 15:58

Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga një zjarr në garazhin e një ndërtese banimi në Menziken, në kantonin Aargau të Zvicrës, ka shkaktuar panik te banorët të...

Më shumëDetails

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Bisedojnë vëllazërisht për çështjet me interes për kombin shqiptar

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Bisedojnë vëllazërisht për çështjet me interes për kombin shqiptar
22/11/2026 - 15:37

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I merrte veturat me qira dhe tentonte t’i shiste si të importuara nga jashtë”, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë