Nuk është hera e parë që mbështetës nga diaspora i Lëvizjes Vetëvendosje fotografohet me fletëvotime.
Periskopi ka siguruar këtë fotografi të publikuar në rrjetet sociale ku në tavolinë janë të renditura plotë pako.
Ndryshe kjo mënyrë organizimit të votimit me postë në ambiente të ndryshme, po rrezikon votimin jashtë Kosovës, duke e bërë të ekspozuar lehtësisht për manipulim.
Organizimi i plotësimeve të fletëvotimeve në ambiente të ndryshme është në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi.
Një veprim i tillë mund të cenojë rëndë fshehtësinë e votës.
Për këtë edhe Prokuroria ka reaguar.
Në një njoftim për media, thuhet se Prokurori i Shtetit është i angazhuar në mbrojtjen e votes së lire për qytetarët.
Dhe se duke u bazuar se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre tenton të ndikojë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.
“Prokurori i Shtetit është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës…Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit” – thuhet në njoftim.