Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpallja e emergjencës kombëtare në kufi me Meksikën e kritikat ndaj Administratës Biden – çka deklaroi Trump pas betimit si president

21/01/2025 - 08:10
në Kryesore, Lajme
A A
Donald Trump shfaqet për herë të parë në ditën e inaugurimit të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se “do ta vendosë Amerikën në vend të parë”.

Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”.

“Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë”.

“Sovraniteti ynë do të rifitohet, siguria jonë do të rikthehet, peshorja e drejtësisë do të ribalancohet”, tha Trump, duke shtuar se “armatosja e egër, e dhunshme dhe e padrejtë” e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, do të marrë fund.

Ai e kritikoi administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, për trajtimin e krizës së imigrantëve, duke thënë se ajo u ka siguruar “strehë dhe mbrojtje kriminelëve të rrezikshëm” që “kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë”.

Qeveria ka dhënë “fonde të pakufishme për mbrojtjen e kufijve të huaj”, por ka refuzuar t’i mbrojë kufijtë amerikanë, tha Trump para të pranishmëve në Kongresin amerikan.

Ai shtoi se Amerika, së shpejti, do të jetë “më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme”.

“Rrezet e diellit po shtrihen në të gjithë botën dhe Amerika e ka rastin ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, tha Trump.

Ai bëri të ditur se do të nënshkruajë që sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit do të shpallë emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë.

Të gjitha hyrjet e paligjshme të imigrantëve “do të ndalohen menjëherë”, tha ai, duke shtuar se Qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminelë” në vendet nga kanë ardhur.

Trump foli edhe për trajtimin e inflacionit dhe të rritjes së kostos së energjisë – gjë që ishte pikë qendrore e fushatës së tij.

Ai tha se do t’i udhëzojë të gjithë anëtarët e kabinetit që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre, “për të mposhtur” inflacionin” dhe “për të ulur me shpejtësi kostot dhe çmimet”.

Ai përsëriti edhe premtimin e mëhershëm se administrata e tij do t’i shtojë shpimet për naftë dhe gaz në tokën amerikane.

“Amerika do të jetë komb prodhues sërish”, tha ai, duke shtuar se vendi i tij “ka më shumë naftë dhe gaz natyror se çdo vend tjetër në tokë”.

Trump foli edhe për planet e tij për industrinë e automobilave, duke thënë se vendi do të prodhojë sërish automobila “me një ritëm që askush nuk mund ta ketë ëndërruar vetëm disa vite më parë”.

Trump, i cili vitin e kaluar u mbijetoi dy tentativave për ta vrarë, tha se “Zoti e ka shpëtuar jetën e tij” për ta bërë Amerikën sërish madhështore.

“Unë qëndroj para jush si dëshmi se nuk duhet besuar se diçka është e pamundur për t’u bërë. Në Amerikë, të pamundurën ne e bëjmë më së miri”, tha Trump.

Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se Amerika nuk do të frikësohet.

“E ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar”, përfundoi Trump./REL

JU REKOMANDOJMË

Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale
05/10/2026 - 17:01

Pas asamblistit të Obiliqit nga radhët e LDK-së, vjen edhe dorëheqja e radhës nga kjo parti pasi LDK mori pjesë bë seancën për ndryshimet ligjore mbi Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gucati me protestuesit vendosin kordonin: Deputetët këndej nuk kalojnë

Gucati me protestuesit vendosin kordonin: Deputetët këndej nuk kalojnë
05/10/2026 - 16:49

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, protestuesit janë pozicionuar para Qeverisë dhe Kuvendit, duke vendosur një kordon për të penguar kalimin e deputetëve. Në...

Më shumëDetails

Hamza flet për takimin me Kurtin: I mundshëm

Hamza flet për takimin me Kurtin: I mundshëm
05/10/2026 - 16:39

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar rreth takimit të përfolur me kryeministrin Albin Kurti. Hamza tha se është i mundshëm.

Më shumëDetails

“PDK nuk largohet nga Kuvendi pa kaluar Projektligji për Specialen në lexim të dytë”

“PDK nuk largohet nga Kuvendi pa kaluar Projektligji për Specialen në lexim të dytë”
05/10/2026 - 16:37

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të largohen nga Kuvendi pa u miratuar në lexim të dytë Projektligji...

Më shumëDetails

Blindohet me policë hyrja e Qeverisë – protestuesit mobilizohen për të mos lejuar largimin e deputetëve nga Kuvendi

Blindohet me policë hyrja e Qeverisë – protestuesit mobilizohen për të mos lejuar largimin e deputetëve nga Kuvendi
05/10/2026 - 16:36

Një kordon me policë është vendosur në oborrin e Qeverisë, ndërsa protestuesit janë përgatitur për të mos i lënë zyrtarët qeveritarë dhe deputetët të dalin nga institucionet shtetërore....

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

Haradinaj: Seancave të kuvendit u ka humbur kuptimi, situata është për keqardhje
05/10/2026 - 15:57

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se votimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të përbënte një moment historik dhe jetësor për deputetët e Kuvendit të Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    896 Shpërndaje
    Shpërndaje 358 Tweet 224
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë