Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpallja e emergjencës kombëtare në kufi me Meksikën e kritikat ndaj Administratës Biden – çka deklaroi Trump pas betimit si president

21/01/2025 - 08:10
në Kryesore, Lajme
A A
Donald Trump shfaqet për herë të parë në ditën e inaugurimit të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se “do ta vendosë Amerikën në vend të parë”.

Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”.

“Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë”.

“Sovraniteti ynë do të rifitohet, siguria jonë do të rikthehet, peshorja e drejtësisë do të ribalancohet”, tha Trump, duke shtuar se “armatosja e egër, e dhunshme dhe e padrejtë” e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, do të marrë fund.

Ai e kritikoi administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, për trajtimin e krizës së imigrantëve, duke thënë se ajo u ka siguruar “strehë dhe mbrojtje kriminelëve të rrezikshëm” që “kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë”.

Qeveria ka dhënë “fonde të pakufishme për mbrojtjen e kufijve të huaj”, por ka refuzuar t’i mbrojë kufijtë amerikanë, tha Trump para të pranishmëve në Kongresin amerikan.

Ai shtoi se Amerika, së shpejti, do të jetë “më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme”.

“Rrezet e diellit po shtrihen në të gjithë botën dhe Amerika e ka rastin ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, tha Trump.

Ai bëri të ditur se do të nënshkruajë që sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit do të shpallë emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë.

Të gjitha hyrjet e paligjshme të imigrantëve “do të ndalohen menjëherë”, tha ai, duke shtuar se Qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminelë” në vendet nga kanë ardhur.

Trump foli edhe për trajtimin e inflacionit dhe të rritjes së kostos së energjisë – gjë që ishte pikë qendrore e fushatës së tij.

Ai tha se do t’i udhëzojë të gjithë anëtarët e kabinetit që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre, “për të mposhtur” inflacionin” dhe “për të ulur me shpejtësi kostot dhe çmimet”.

Ai përsëriti edhe premtimin e mëhershëm se administrata e tij do t’i shtojë shpimet për naftë dhe gaz në tokën amerikane.

“Amerika do të jetë komb prodhues sërish”, tha ai, duke shtuar se vendi i tij “ka më shumë naftë dhe gaz natyror se çdo vend tjetër në tokë”.

Trump foli edhe për planet e tij për industrinë e automobilave, duke thënë se vendi do të prodhojë sërish automobila “me një ritëm që askush nuk mund ta ketë ëndërruar vetëm disa vite më parë”.

Trump, i cili vitin e kaluar u mbijetoi dy tentativave për ta vrarë, tha se “Zoti e ka shpëtuar jetën e tij” për ta bërë Amerikën sërish madhështore.

“Unë qëndroj para jush si dëshmi se nuk duhet besuar se diçka është e pamundur për t’u bërë. Në Amerikë, të pamundurën ne e bëjmë më së miri”, tha Trump.

Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se Amerika nuk do të frikësohet.

“E ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar”, përfundoi Trump./REL

JU REKOMANDOJMË

Nxori pistoletën në restorant në Istog për “live” në telefon – ndërhyjnë policët, qytetarët të alarmuar

Nxori pistoletën në restorant në Istog për “live” në telefon – ndërhyjnë policët, qytetarët të alarmuar
01/05/2026 - 10:17

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Istog, ku një person ka nxjerrë armën në një lokal, duke shkaktuar panik te klientët, mëson Sinjali. Ngjarja ka ndodhur më...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë
01/05/2026 - 10:07

Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.68 euro për litër, njëjtë si çmimi i djeshëm. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë...

Më shumëDetails

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt
01/05/2026 - 09:51

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut. Në Debat Plus, Ahmeti tha se qëndrimet e kryeministrit...

Më shumëDetails

A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?
01/05/2026 - 09:25

Kancelari Friedrich Merz shkaktoi habi dhe pasiguri, kur e quajti pensionin shtetëror si “siguri bazë”. Çfarë donte të thoshte ai me këtë? Dhe ku qëndron Gjermania në krahasim...

Më shumëDetails

Rama godet Albin Kurtin: Ai lufton për pushtet, e jo për shtet

Rama godet Albin Kurtin: Ai lufton për pushtet, e jo për shtet
01/05/2026 - 09:02

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Rama deklaroi se Kurti nuk do të qeverisë,...

Më shumëDetails

Dita e Punëtorëve – Sot protestohet në Prishtinë

Dita e Punëtorëve – Sot protestohet në Prishtinë
01/05/2026 - 09:00

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    376 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë