
Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Nitaj ka thënë se Rugova ishte ndër politikanët e rrallë që e kishte kuptuar popullin e tij, i njihte amiqtë, tradhtarët dhe miqtë.
Postimi i plotë:
IBRAHIM RUGOVA, KY PRESIDENT I MADH I VENDIT TË VOGËL
Ibrahim Rugova, ishte ndër politikanët e rrallë që e kishte kuptuar popullin e tij!
I njihte edhe armiqtë, edhe trathtarët edhe miqtë!
Ai e kishte kuptuar se shqiptarët duhet të jetonin në miqësi të përhershme me Amerikën!
“Shpija mbahet ne miq”, thoshte.
Nuk ishte i përkryer por e admiroja se i kishte qitë fare jugo-nostalgjiket! I kishte distancuar edhe neomarksistët!
Kundërshtarët i falte, por i mbante larg, edhe plot prej atyre që sot e glorifikojnë figurën e tij.
Ishte edhe mendimtar edhe popullor!
Shumë para të tjerëve në vizion se si do të bëhëj Kosova e pavarur!
Ai i besonte projektit “Kosova-Shtet” edhe kur shumica dërmuese kujtonte se kurrë nuk do të çliroheshim nga Serbia!
Ai printe, e populli i shkonte mbrapa!
Ibrahim Rugova ishte PRIJËSI!
Asnjëherë nuk e pashë të ligështohej e ta humbaste besimin se ky vend do të bëhëj!
Ky ishte Ibrahim Rugova!












