Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dënim nga PZAP-i, censurim nga RTK-ja: Pse po penalizohet Koalicioni për Familjen?

23/01/2025 - 10:20
në Kryesore, Lajme
A A
Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicioni për Familjën është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Aryseja e dënimit me 4.500 euro shte gjuha ndaj komunitetit LGBTQI+. Megjithatë, nuk është ky penalizimi i parë, pasi ditë më parë RTK-ja e censuroi një videospot të Koalicionit për Familjen nën pretekstin se përmban gjuhë politikisht jokorrekte ndaj këtij komuniteti. Çka ndodhi?

Në fakt, organizata joqeveritare “Dylberizëm”, që avokon për të drejtat e komunitetit LGBTQI+, njoftoi për këtë dënim.

“Koalicioni për Familje ka marrë gjobën e parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përdorimin e gjuhës së urrejtjes kundër dylberave. Pas ankesës së paraqitur nga CEL Kosova dhe Dylberizm kundër Koalicionit për Familje, për shkak të nxitjes dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër dylberave, PZAP të mërkurën i shqiptoi gjobë këtij subjekti politik në lartësi prej 4.500 eurosh. PZAP-ja vlerësoi se sjelljet e Koalicionit bien ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme” – shkroi “Dylberizëm”.

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar kandidati për deputet nga Koalcioni për Familjen, Asdren Bytyqi.

“Ende pa i fitu të drejtat e martesës ligjore, adoptimit të fëmijëve, ndërrimit të gjinisë, PZAP na gjobit me 4,500 euro, sipas ankesës së organizatës Dylberizëm. Paramendoni se çka bëjnë këta nëse i fitojnë edhe këto të drejta me ndihmën e partisë në pushtet. Me 9 Shkurt ju themi se shteti është i popullit, jo i dylberizmit!” – ka shkruar Bytyqi.

Kjo nuk është hera e parë që po dënohet ose penalizohet ky koalicion. Nën pretekstin e gjuhës anti-LGBTQI+, RTK-ja vendosi të mos e transmetonte një videospot të Koalicionit për Familjen.

Në RTK në mënyrë të drejtpërdrejt reagoi Visar Korenica, kandidat për deputet nga radhët e Koalicionit për Familjen, i cili e cilësoi këtë si censurim të motivuar nga partia në pushtet, VV-ja.

“Censura që Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka ushtruar ndaj spotit të Koalicionit për Familjen është një akt i rëndë dhe i papranueshëm kundër lirisë së shprehjes dhe pluralizmit politik. Ky veprim, i ndikuar politikisht nga pushteti, rikthen mentalitetin e kontrollit shtetëror mbi mediat, të cilin e kemi parë vetëm në regjimet komuniste.

RTK nuk është dhe nuk duhet të jetë zëdhënës i asnjë qeverie! Si medium publik, ai ka për detyrë të pasqyrojë të gjitha opinionet dhe alternativat politike, pa censurë dhe pa ndërhyrje politike.

Të ndalosh një spot vetëm sepse përçon një mesazh në përputhje me bindjet e shumicës së qytetarëve të Kosovës nuk është asgjë më pak se shkelje e lirisë së shprehjes dhe diskriminim politik. Ky është një sinjal alarmi për demokracinë tonë dhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për të menduar ndryshe” – tha ditë më parë Korenica.

Sjellim ndër mend që sot Koalicioni për Familjen do të mbajë një konferencë për media, që më shumë gjasë do të lidhet me këto penalizime të fushatës.

JU REKOMANDOJMË

Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre

Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
04/10/2026 - 23:56

Një numër qytetarësh po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshet e Prishtinës, duke protestuar. Protesta e sotme është një ditë përpara se të mbldihet Kuvendi i Kosovës, të hënën...

Më shumëDetails

“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!

“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!
04/10/2026 - 22:48

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë, duke vlerësuar paraqitjen e dardanëve. Kurti ka thënë se Kosova luajti më mirë se Austria dhe...

Më shumëDetails

Protestuesit vazhdojë të qëndrojë në shesh, natën do e kalojnë në rrugë

Protestuesit vazhdojë të qëndrojë në shesh, natën do e kalojnë në rrugë
04/10/2026 - 22:41

Disa protestues po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin ‘’Ibrahim Rugova’’ duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale. Po ashtu ata po kërkojnë që deputetët nesër në Kuvendin e Kosovës...

Më shumëDetails

Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini

Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini
04/10/2026 - 22:38

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një reagim publik Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Reagimi vjen një...

Më shumëDetails

Protestuesit vendosin tendat para Kuvendit, planifikojnë të qëndrojnë deri në mëngjes

Protestuesit vendosin tendat para Kuvendit, planifikojnë të qëndrojnë deri në mëngjes
04/10/2026 - 21:56

Protestuesit e mbledhur para Kuvendit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së kanë paralajmëruar se aty do të qëndrojë gjatë gjithë natës sonte. Një nga organizatorët e kësaj proteste...

Më shumëDetails

Haxhiu pjesë e protestës sot para Parlamentit Evropian: Zëri i shqiptarëve nga Brukseli – DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Haxhiu pjesë e protestës sot para Parlamentit Evropian: Zëri i shqiptarëve nga Brukseli – DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
04/10/2026 - 21:54

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në protestën për drejtësi dhe liri për çlirimtarët para parlamentit evropian në Bruksel,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    797 Shpërndaje
    Shpërndaje 319 Tweet 199
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë