Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

William Walker me pikëpyetje se çka e pret Kosovën pas fitores së Trumpit

24/01/2025 - 14:13
në Kryesore, Lajme
A A
William Walker me pikëpyetje se çka e pret Kosovën pas fitores së Trumpit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

William Walker, ish-ambasadori i Misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, nuk e di ende se çka do ta presë Kosovën gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Walker tha se shumë njerëz kanë qeverisur në Amerikë në 25 vjetët e fundit, por shumë pak prej tyre i kanë kushtuar vëmendje Kosovës.

“Çfarë do të thotë për marrëdhëniet me Kosovën, nuk e di. Jam i brengosur, thellësisht i brengosur. Njerëz kanë ardhur gjatë 25 vjetëve në Departamentin e Shtetit. Njerëz të mirë, me qëllime të mira. Por, shumë pak prej tyre i kanë kushtuar vëmendje Kosovës. Diçka për të cilën duhet të krenohemi, për sa i përket mënyrës se si ishim të përfshirë 25 vjet më parë.” – tha Walker në një intervistë për KALLXO.com, gjatë vizitës së tij në “Reporting House”.

Walker shprehu një shqetësim që kosovarët dhe diaspora e Kosovës mendojnë se çkado që të ndodhë në Kosovë, Amerika do t’i shpëtojë si gjatë luftës.

“Një shqetësim që kam është se kosovarët këtu dhe kosovarët në diasporë mendojnë se nëse diçka nuk shkon, Amerika do të hyjë dhe do ta zgjidhë situatën si ne në vitet ’90-ta. Nuk do të ndodhë.” – tha ai.

Më 20.01.2025, Trump dha betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas fitores ndaj demokrates, Kamala Harris, e cila nuk ia doli të bëhej Presidentja e parë grua në Amerikë.

Republikani Trump 78-vjeçar ka siguruar votat e 270 anëtarëve të Kolegjit Elektoral, aq sa ishin të nevojshme për t’u bërë President. Trumpi e ka shpallur fitoren dhe ka paralajmëruar lidership të fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, Walker njihet për kontributin e tij në Kosovë.

Tmerrin që pa me sytë e tij në tokën e Reçakut, më 15.01.1999, Walker i ka vendosur në faqe libri, që dokumenton një nga masakrat më të përgjakshme nga lufta e fundit në Kosovë, të titulluar: “Reçak: Historia e një krimi lufte”.

Ish-ambasadori, William Walker e kishte parë nga afër krimin e kryer mbi civilët shqiptarë dhe ka pasur rol kyç për dokumentimin e Masakrës së Reçakut. /Kallxo

JU REKOMANDOJMË

Osmani merr pjesë në përvjetorin historik të Kongresit të parë Panevropian

Osmani merr pjesë në përvjetorin historik të Kongresit të parë Panevropian
03/10/2026 - 14:48

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në përvjetorin historik, një shekull pas Kongresit të parë Panevropian. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se si fituese...

Më shumëDetails

Sot nata e 18-të e protestës, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar

Sot nata e 18-të e protestës, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar
03/10/2026 - 13:38

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen sonte në ditën e 18-të të protestës, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në...

Më shumëDetails

OVL e UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga ICTY, UNMIK, EULEX apo gjykata tjera

OVL e UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga ICTY, UNMIK, EULEX apo gjykata tjera
03/10/2026 - 13:12

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që në Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfshihet...

Më shumëDetails

Dramë te hyrja VIP e “Gate Club”: 20-vjeçari nxjerr armën ndaj sigurimit, pjesëtari i FSK-së ndërhyn dhe e çarmatos

Dramë te hyrja VIP e “Gate Club”: 20-vjeçari nxjerr armën ndaj sigurimit, pjesëtari i FSK-së ndërhyn dhe e çarmatos
03/10/2026 - 11:55

Një incident serioz me armë është regjistruar pas mesnatës së 3 tetorit në “Gate Club” në Prishtinë, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka nxjerrë armën në drejtim të...

Më shumëDetails

Detaje nga Projektligji për Specialen: Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës

Detaje nga Projektligji për Specialen: Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës
03/10/2026 - 11:53

Partia Demokratike  Kosovës ka ndërmarrë një iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës. Ky veprim është ndërmarrë pas vendimit të Speciales për...

Më shumëDetails

Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së

Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së
03/10/2026 - 11:33

Mentor Gjergjaj, kryeredaktor dhe bashkëthemelues i mediumit online Reporteri.net, është zgjedhur kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK). Krahas angazhimit si kryeredaktor i mediumit, nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    346 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 87
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    470 Shpërndaje
    Shpërndaje 188 Tweet 118
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1562 Shpërndaje
    Shpërndaje 625 Tweet 391
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Haradinaj tha se hyri me dhunë në skenë, publikohen momentet e ‘tensionit’ me Ismail Tashollin

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë