Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky institucion i rëndësishëm shtetëror nis hetimet ndaj kryeministrit Kurti – paguan vetëm 250 euro qira për shtëpi

08/06/2022 - 17:08
në Kryesore, Lajme
A A
Ky institucion i rëndësishëm shtetëror nis hetimet ndaj kryeministrit Kurti – paguan vetëm 250 euro qira për shtëpi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, banon në një shtëpi të madhe në lagjen më prestigjioze të Prishtinës, Taslixhe. Por, qiraja e vogël të cilën e paguan është një dhuratë e përmuajshme për të, çka mund të përbëjë konflikt të interesit.

Vizita që Albin Kurti i bëri Jeta Zagragjës në Amerikë nuk bëri jehonë të madhe në Kosovë pasi nga kjo vizitë në vendin më mik të Kosovës pritej një takim i një niveli pak më të lartë nga kryeministri, me presidentin amerikan apo zëvendëspresidenten amerikane.

Por, kjo vizitë del të ketë qenë mjaft e rëndësishme.

Jeta Zagragja është mbesa e Blerim Zagragjës, një simpatizanti të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje që jeton në mërgim. Por, më e rëndësishmja, e një simpatizanti që i merr vetëm nga 250 euro në qera nga kryeministri i Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë Kurti II, Përparim Kryeziut, shtëpia në të cilën banon Kurti është 230 metra katrorë.

Me një sipërfaqe të tillë e në lagje të tillë, çmimi i qerave është ndjeshëm më i lartë, çka nënkupton se Kurti ka pranuar të favorizohet e të paguajë më pak nga rroga e tij në baza mujore.

Në bazë të kërkimeve të thjeshta në faqe interneti të specializuara në shitblerje, çmimet e shtëpive në Taslixhe shkojnë prej 1100 e deri në 1500 euro, por ka edhe më të lira. Specifikat e shtëpisë në të cilën do të banojë Kurti – përveç lokacionit dhe metrave katrorë – nuk dihen, çka e bën të vështirë të përcaktohet qartë shifra mujore e përfitimit të tij.

Por, edhe nëse qeraja reale sipas vlerës së tregut për shtëpinë në të cilën banon Kurti do të ishte vetëm 500 euro, kjo nënkupton se ai në konton e tij bankare ka nga 250 euro më shumë në muaj ose 3 mijë euro në muaj. Për krejt mandatin e tij katërvjeçar, del se Kurti do të përfitonte vetëm nga ulja e qerasë 12 mijë euro në buxhetin e tij personal.

Ndërkohë, në rast se çmimi i shtëpisë së tij do të ishte 700 euro, atëherë përfitimet do të ndryshonin edhe më shumë për kryeministrin. Ai do të favorizohej në banim për 450 euro në muaj ose 5400 euro në muaj dhe 21 mijë e 600 euro për gjithë mandatin e tij qeverisës.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) pasi është informuar nga gazeta Nacionale për rastin është përgjigjur si vijon:

“Agjencia kundër Korrupsionit konfirmon pranimin e informatës”, kanë thënë nga agjencia në fjalë për rastin e Kurtit pasi janë lajmëruar nga Nacionalja për këtë konflikt interesi. Është e çuditshme se si AKK nuk ka nisur procedurat e hetimit të këtij rasti marrë parasysh profilin e lartë publik të kryeministrit dhe faktin se për qeranë në fjalë ishte raportuar vazhdimisht tash e më shumë se një vit.

Në një shkrim të Insajderit të titulluar ““Biznesmeni” Kurti – paguan lirë shtëpinë e madhe, shfrytëzon postin për ta promovuar biznesin e qiradhënësit” ka reaguar Jeta Zagragja.

Ajo ka shkruar “Falemnderit edhe juve për promovimin”, derisa tregon se si kompania e familjes së saj ka qenë “tash e pesë vite një ndër bizneset më të mëdha dhe të suksesshme në sektorin e teknologjisë”.

Zagragja shton se nuk kanë marrë asnjëherë projekte apo para nga shteti. Por, përfitimet mund të jenë të shumëllojshme për familjen qeradhënëse. Një ndër to është edhe edhe promovimi i bizneseve apo i vetë zonjës Zagragja si mbesa e familjes.

Pavarësisht qëllimit të mirë që potencialisht mund të kenë familjarët, Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit është fare i qartë, sidomos në pikën 8 të nenit 6 të tij ku flitet për “Parimet e Veprimit dhe mosveprimit të zyrtarit”.

“8. Zyrtari duhet të shmangë konfliktin e interesit pavarësisht nëse ai është real, i mundshëm apo në dukje.”

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë Kurti II, ka dhënë shpjegime të çuditshme e politike në përpjekjen që të justifikonte veprimin e kryeministrit Albin Kurti.

Pasi e ka pranuar se kush janë dy qeradhënësit e Kurtit (Blerim dhe Shega Zagragja) ai ka përdorur terme jobindëse shpjeguese.

“Blerim dhe Shega Zagragja kanë dashur që Kryeministrit Kurti t’ia mundësojnë të banojë falas në shtëpinë e tyre, mirëpo Kurti nuk ka pranuar. Janë marrë vesh që ai ta paguajë qeranë aq sa ka qenë duke e paguar më herët te banesa afër parkut të qytetit”, thoshte Kryeziu.

Më tej, ai vazhdon justifikimin duke thënë se hapësira prej 230 metrash katrorë nuk është “plotësisht e shfrytëzueshme”, se dy dhoma janë “të papërdorshme” e se shtëpia “është e vjetër rreth 50 vjet”.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë