Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiptari nga Mali i Zi po bën kërdi, dyshohet për vjedhje të të dhënave e zbrazje llogarish bankare për shumë kosovarë

09/06/2022 - 10:39
në Kryesore, Lajme
A A
Shqiptari nga Mali i Zi po bën kërdi, dyshohet për vjedhje të të dhënave e zbrazje llogarish bankare për shumë kosovarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘The Tinder Swindler’ është një nga rastet e mashtrimit që bëri bujë të madhe në botë, ku një mashtrues izraelit përdori aplikacionin e takimeve Tinder për t’u lidhur me individë të cilët më pas i manipuloi emocionalisht për të mbështetur financiarisht stilin e jetës së tij luksoze. E një rrjet tjetër social po përdoret në Kosovë për të mashtruar klientët e njërës nga bankat më të mëdha në vend, raporton Gazeta Sinjali.

‘Nardi Krasniqi’ është personi që dyshohet se po mashtron qytetarët kosovarë përmes mesazheve të dërguara në rrjetin social WhatsApp ku paraqitet si zyrtar i bankës TEB.

Mesazhi ka përmbajtje të shkurtë, ku njoftohen përdoruesit e shërbimeve bankare të TEB se llogaria e tyre do të bllokohet, për shkak të disa tentim blerjeve online në disa faqe të ndryshme dhe për këtë nevojitet verifikimi i tyre.

“Pershendetje , shpresoj qe nuk po ju pengojme , llogaria juaj bankare do te bllokohet pasiqe ka pasur tentim blerje online ne disa faqe te ndryshme(virtuale-virus) dhe kerkojm nga ju qe ta verikoni nese keni qene ju apo ndonje kush tjeter.
Nardi Krasniqi
TEB Bank Kosovo
Prishtine 1000”, shkruan në mesazhin që ky mashtrues ua dërgon klientëve të bankës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një person i cili quhet Rinard Gjonbalaj dhe me prejardhje është nga Mali i Zi.

Edhe numri me të cilin ai kontakton qytetarët kosovarë ka kodin telefonik +382, i cili është prefiks i Malit të Zi.

Për t’i ‘shpëtuar’ qytetarët nga keqpërdorimet eventuale, mashtruesi në fjalë ua kërkon atyre të dhënat e kartelës bankare, të cilat duhet t’i dërgojnë në emailin ‘[email protected]’.

E kjo mund të bëhet fare lehtë, duke fotografuar të dy anët e kartelës bankare të kartelës së ‘vjetër’ në mënyrë që të bëhet kërkesa për kartelën e ‘re’.

Kjo dukuri shqetësuese ka nxitur reagime nga qytetarët, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre përmes komenteve në rrjete sociale, ku bëjnë të ditur se personi në fjalë është i njohur për mashtrime, raporton Gazeta Sinjali.

Një nga qytetarët ka rrëfyer se për pak ka rënë pre e mashtrimit, pasi që ‘Nard Krasniqi’ e kishte bindur se me anë të kartelës së tij janë kryer disa pagesa, e që sipas tij të njëjtat do të bllokohen.

Ai ka thënë se ka shpëtuar në momentin e fundit, pasi ka telefonuar bankën dhe më pas ka mbyllur llogarinë e tij.

“Qe qka kërkon edhe per pak sa skam ra ne karremin e tij nderkoh qe per ni moment kam telefonu qendres se TeB edhe e kam mbyll llogarin”, ka shkruar komentuesi A.B, duke bashkëngjitur me fotografi bisedën e zhvilluar me mashtruesin.

Emrin e Rinard Gjonbalaj, të njohur edhe si Nard Gjonbalaj, disa nga qytetarët e kanë të njohur tash e sa vite. Ata thonë se i njëjti dyshohet se ka mashtruar persona të ndryshëm në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

“numri i Malit Zi, ky osht Nard Gjonbalaj merret me ksi sene t’liga prej 2015 sdi qysh se kan shti ne biruc polica hala, ma shume se 500 vetav jau ka lshu me ksi sene t’liga naper Kosove, Shqipri, Maqedoni e Mal t’Zi”, thotë komentuesi F.Ç., në grupin ‘Network Prishtina’ në Facebook.

Lidhur me këtë rast, banka TEB në muajin shkurt kishte nisur të dërgonte mesazhe te klientët e saj, ku bën thirrje për kujdes dhe të mos ndajnë të dhënat personale dhe bankare me persona të paautorizuar.

“I/e nderuar, Banka TEB ju ben thirrje te keni kujdes te shtuar ne menyre qe te mos bini pre e mashtrimeve duke shpalosur te dhenat personale dhe bankare me pale te pa-autorizuara. Per me shume informata klikoni ne kete link: https://bnpp.lk/o4OA9E”, thuhet në mesazhin e dërguar nga TEB.

‘Nardi Krasniqi’ thuhet se është denoncuar disa herë në Polici, për çka Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun për të marrë informacione nëse ndaj të njëjtit është iniciuar ndonjë rast.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë