Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekrem Lluka humb ‘betejën’ me Veriu.info në Këshill të Mediave, ishte ankuar për publikimin e intervistës me Jeton Mehmeti

31/01/2025 - 13:18
në Kryesore, Lajme
A A
Ekrem Lluka humb ‘betejën’ me Veriu.info në Këshill të Mediave, ishte ankuar për publikimin e intervistës me Jeton Mehmeti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në muajin dhjetor Veriu.info kishte publikuar një intervistë me të akuzuarin për mashtrim të bizneseve të duhanit, Jeton Mehmeti, i cili pretendonte se është viktimë e biznesmenëve Xhevdet Brahimi, Ekrem Lluka dhe Valon Dobroshi.

Akuzohet se mashtroi bizneset e duhanit me rreth 2 milionë €, Mehmeti: Jam viktimë e Xhevdet Braimit, Ekrem Llukës dhe Valon Dobroshit (Pamje të parave)

Ndaj publikimit të intervistës dhe artikullit të shkruar, ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës kishte bërë Ekrem Lluka, me pretendimin se ishin shkelur parimet e gazetarisë, ishte shkelur Kodi i Etikës së gazetarisë, ishte dëmtuar padrejtësisht imazhi i tij, nuk i ishte dhënë e drejta për t’u përgjigjur, etj.

Në përgjigjen e Veriu.info në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës ishte sqaruar se portali i është përmbajtur raportimit Kodi të Etikës, pa paragjykuar fajësinë e palëve të përfshira dhe se i është dhënë mundësia Ekrem Llukës që të intervistohet për të dhënë versionin e tij, por që ai akoma nuk ka shprehur interesim për këtë.

Në mbledhjen e mbajtur dje nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është hedhur poshtë (nuk është miratuar) ankesa e Ekrem Llukës ndaj portalit Veriu.info.

“KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Ekrem Llukës, përfaqësuar nga avokatja Vjosa Shkodra, kundër Veriu.info për shkrimin dhe videon me titull “Akuzohet se mashtroi bizneset e duhanit me rreth 2 milionë euro, Mehmeti: jam viktimë e Xhevdet Bajramit, Ekrem Llukës e Valon Dobroshit”, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon ankuesi.”, thuhet në njoftimin e KMShK-së.

Veriu.info fton prapë Ekrem Llukës për intervistim mbi pretendimet e Jeton Mehmetit, duke shprehur gatishmërinë që intervista të realizohet në kohën dhe vendin e përshtatshëm për Ekrem Llukën

Më poshtë gjeni intervistën e realizuar me Jeton Mehmetin, për të cilën kishte bërë ankesë Ekrem Lluka:

JU REKOMANDOJMË

Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli

Musliu: Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, ai po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos
20/09/2026 - 18:52

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar sërish pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit....

Më shumëDetails

Parlamenti Studentor i UP-së: Protestës së nesërme do t’i bashkohen edhe universitetet private, bashkë për UÇK-në

Parlamenti Studentor i UP-së: Protestës së nesërme do t’i bashkohen edhe universitetet private, bashkë për UÇK-në
20/09/2026 - 18:46

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë një “sqarim publik” pasi më herët gjatë ditës paralajmëroi se nesër studentët do të mbajnë një marsh protestues për të...

Më shumëDetails

Bizneset kosovare mund të dërgojnë mallra jashtë vendit pa paguar doganë

Bizneset kosovare mund të dërgojnë mallra jashtë vendit pa paguar doganë
20/09/2026 - 17:09

Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, i cili u mundëson bizneseve të dërgojnë përkohësisht mallra, pajisje dhe mostra jashtë vendit pa pagesën e detyrimeve doganore dhe...

Më shumëDetails

Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përshkallëzim i rrezikshëm

Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përshkallëzim i rrezikshëm
20/09/2026 - 17:04

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite. Përmes një postimi në platformën X, Konjufca i ka...

Më shumëDetails

Kush është Konstantin Kosachev, rusi që në vitin 2008 inicioi procesin që çoi te raporti i Dick Martyt

Kush është Konstantin Kosachev, rusi që në vitin 2008 inicioi procesin që çoi te raporti i Dick Martyt
20/09/2026 - 16:40

Konstantin Kosachev ishte deputet rus dhe përfaqësues i Rusisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës kur, në prill të vitit 2008, nënshkroi një mocion që kërkonte hetimin...

Më shumëDetails

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër
20/09/2026 - 16:00

Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protesta është paralajmëruar nga nxënësit e shkollave të mesme dhe do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Identifikimi i Adem Beqirit nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë, Enver Hasani: Nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia gjermane ua largon flamujt kombëtar dhe të UÇK-së protestuesve (VIDEO)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë