Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në ditët e fundit ka takuar krerë të partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim të bërë në “X”, Rohde thotë se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracinë.
Tutje ai thotë se Gjermani do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës.
“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde në “X”.