Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza për dëm 37 milionë euro të buxhetit të shtetit, Nagip Krasniqi del para gjykatës

07/02/2025 - 10:34
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Aktakuza për dëm 37 milionë euro të buxhetit të shtetit, Nagip Krasniqi del para gjykatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është paraqitur në Gjykatë lidhur me aktakuzën që i është ngritur në fund të vitit të kaluar. Krasniqi bashkë me dy të tjerë akuzohen nga Prokuroria Speciale se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 37 milionë euro.Për aktakuzën e re që e ngarkon ish-Kryeshefin e KEK’ut se e dëmtoi shtetin për 37 milionë euro, sot pritet të mbahet seanca fillestare, pasi në dy raste të tjera seanca u shty.
Aktakuza ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës, është ngritur më 31 dhjetor 2024, për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”.Sipas aktakuzës që është publikuar në media, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i një kompanie avokatie , akuzohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Pika e parë e dispozitivit të aktakuzës ngarkon Krasniqin që si kryeshef i KEK-ut dhe Dragusha si u.d i drejtorit të zyrës së prokurimit në periudhën kohore prej 17 janarit 2022 deri më 27 janar 2023, duke keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër- në këtë rast operatorit ekonomik “Litëin S.A’’, t’ua shkelin të drejtat e personave tjerë, si dhe t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës.Aktakuza thotë se duke i shfrytëzuar pozitat zyrtare, me rastin e zhvillimit të aktivitetit të prokurimit i emërtuar si “Riparimi kapital emergjent i kalldasë blloku A5”, kanë vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e përcaktuara me Ligjin me nr.04/L-042 për Prokurim Publik në Republikën e Kosovës.

Sipas aktakuzës së publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, më 27 dhjetor 2022, Krasniqi e fton në zyrën e tij të pandehurin Dragusha dhe dëshmitarin Emin Tmava, duke kërkuar nga ta që në kundërshtim me rregullat e LPP-së të fillojnë procedurën e hulumtimit të tregut, me qëllim që të fillojnë procedurën e negociuar për tenderin e lartcekur edhe përkundër faktit se i pandehuri Dragusha e vë në dijeni se një procedurë e tillë është në kundërshtim me rregullat e LPP-së.Por, në aktakuzë thuhet se përkundër faktit se ishte në dijeni se ky veprim ishte i kundërligjshëm, sipas kërkesës së të pandehurit Krasniqi, i pandehuri Dragusha kërkon nga zyrtari Tmava që t’i ftojë në takim përfaqësuesit e OE “Intering’’, ‘’Monting Energjetika’’ dhe “Litëin S.A”, të cilët operatorë paraprakisht ishin shpallur të papërgjegjshëm në procedurën e hapur të prokurimit.
Kurse, më 29 dhjetor 2022, Krasniqi dhe Dragusha thuhet se në lidhje me tenderin për procedurë të negociuar, kanë zhvilluar negociata me operatorët ekonomikë të cekur më lartë, pa qenë anëtarë të komisionit për vlerësim-negocim dhe ende pa u bë njoftimi për shpallje në faqen e e-prokurimit të KRPP-së, ashtu që më 16 janar 2023 pas përfundimit të negociatave me këtë operator, ka bërë njoftimin për shpallje në e-prokurim, me ç ‘rast ka eliminuar nga gara operatorët ekonomikë “Intering” SH.P.K’’ dhe ‘’Monting Energjetika’’ me qëllim që ta favorizojë operatorin ekonomik “Litwin S.A”.Aktakuza e parë ndaj Krasniqit është ngritur më 19 gusht të vitit të kaluar, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023. Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd
04/11/2026 - 09:55

Aeroplani i kompanisë Air Serbia, me të cilin po udhëtonte kryetari i Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin drejt Moskës, është kthyer në Beograd për shkak të kontrolleve shtesë të...

Më shumëDetails

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë
04/11/2026 - 09:43

Autoritetet në qytetin e Welsit në Austri ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi, pasi gjatë kontrolleve kanë zbuluar se ai kishte në pronësi një shtëpi në Kosovë...

Më shumëDetails

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?
04/11/2026 - 09:30

Disa ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar periudhën standarde katërvjeçare të shërbimit në misionet diplomatike ku janë të akredituar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se atyre u ka...

Më shumëDetails

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri
04/11/2026 - 09:18

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë, kryeprokurori i shtetit, z. Zejnulla Gashi, në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi
04/11/2026 - 09:11

Rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund të kenë pasoja edhe për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, veçanërisht nëse demokratët marrin kontrollin e...

Më shumëDetails

Rama përsërit ftesën e dialogut

Rama përsërit ftesën e dialogut
04/11/2026 - 09:00

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ftesën për dialog me studentët protestues. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë