Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në Komunën e Gjakovës: Drejtoresha që drejton Arsimin, vetë pa diplomë fakulteti

10/06/2022 - 15:22
në Kryesore, Lajme
A A
Skandal në Komunën e Gjakovës: Drejtoresha që drejton Arsimin, vetë pa diplomë fakulteti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eranda Kumnova Baçi, e cila mori nën udhëheqje Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Gjakovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar, në CV-në e prezantuar në faqen zyrtare të Komunës, ka deklaruar se është e diplomuar në Fakultetin Juridik. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi që drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, nuk ka përfunduar ende studimet universitare.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kumnova Baçi për Sinjalin, ku përmes një bisede telefonike ka deklaruar se në vitin 2020 ka përfunduar provimet të cilat i ka bartur nga Universiteti publik në kolegjin privat ‘Biznesi’ dhe ka paraqitur temën e diplomës, por që të njëjtën nuk e ka mbrojtur ende para Komisionit.

“Në kolegjin Biznesi i kom vazhdu provimet të cilat m’u kanë njoftë dhe ato që s’mu kanë njoftë m’u kanë shtu si provimet e tjera, dmth ka pasë ndryshime në provime. Ose për shembull nji provim ‘E drejta penale’ ka qenë e ndame në tri pjesë edhe këto i kom përfundu të gjitha provimet në vitin 2020. Qëkjo bartja edhe qëkjo që unë kom vazhdu këtu, kanë mendu që unë tash vonë kom fillu me kry universitetin në privat. Më ka ngel vetëm diploma si letër me marrë, vetëm diplomën me shku me marrë. Temën e kom paraqitë, po nuk e kom mbrojtë edhe diplomën kom me marrë. Qaq”, tha ajo për Sinjalin.

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, e cila ishte edhe kandidate për asamble komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale, po ashtu ka thënë se nuk e di nëse partia e saj është në dijeni që e njëjta nuk është e diplomuar.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini, për të marrë një prononcim lidhur me këtë çështje, por që i njëjti nuk është përgjigjur as në telefonatat e as në mesazhet e dërguara nga redaksia.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë