Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rubio: Absurde që SHBA të paguajë tarifa kur duhet ta mbrojë Kanalin e Panamasë në rast konflikti

07/02/2025 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Rubio: Absurde që SHBA të paguajë tarifa kur duhet ta mbrojë Kanalin e Panamasë në rast konflikti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me traktat që të mbrojnë Kanalin e Panamasë nëse sulmohet, tha të enjten Sekretari i Shtetit Marco Rubio, mes paqartësish dhe atyre që Panamaja i ka cilësuar si “gënjeshtra”, se anijet e marinës amerikane mund të kalojnë falas në këtë kanal.

Sekretari Rubio i referohej një traktati të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja në vitin 1977.

“Më duket absurde që ne duhet të paguajmë tarifa për të kaluar tranzit në një zonë që jemi të detyruar ta mbrojmë në raste konfliktesh. Këto janë pritshmëritë tona…dhe ata e kanë kuptuar këtë qartë në bisedat që kemi zhvilluar“, tha zoti Rubio gjatë një konference për shtypin në Santo Domingo, kryeqyteti i Republikës Domenikane.

Të dielën Sekretari Rubio zhvilloi bisedime me Presidentin panamez Jose Rauu Mulino në kryeqytetin e vendit Panama City.

Diplomati më i lartë amerikan tha se ndërsa Uashingtoni respekton qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Panamasë dhe pranon se ajo ka “një proces ligjesh dhe procedurash që duhet të zbatojë”, detyrimet që rrjedhin nga traktati “do të duhet të zbatohen nga forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nga Marina amerikane”.

Synimi i Shteteve të Bashkuara është një zgjidhje paqësore, tha Sekretari Rubio.

Në një postim në rrjetin social X zoti Mulino shkruante se kishte në plan të bisedonte me Presidentin me Donald Trump të premten pasdite.

Të mërkurën, përmes një postimi në rrjetin social X, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se anijet e qeverisë amerikane tashmë mund të kalojnë tranzit në Kanalin e Panamasë, pa paguar tarifa. Kjo i kursen qeverisë amerikane miliona dollarë në vit.

Por Autoriteti i Kanalit të Panamasë, një agjenci e pavarur që mbikëqyret nga qeveria panameze, kundërshtoi pohimet amerikane duke thënë se nuk ka bërë asnjë ndryshim në raport me tarifat.

Nga ana tjetër zyrtarët e autoritetit shprehën gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në dialog me zyrtarët amerikanë.

Gjatë konferencës javore për shtypin të enjten, presidenti panamez mohoi se vendi i tij kishte arritur një marrëveshje që lejonte anijet luftarake amerikane të kalonin falas në Kanalin e Panamasë. Ai tha se e kundërshtonte plotësisht deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Nisma kineze Një Brez një Rrugë

Zoti Mulino u tha gazetarëve se Ambasada e Panamasë në Pekin kishte njoftuar Kinën 90 ditë sipas parashikimeve kontraktuale, mbi vendimin për t’u tërhequr nga Iniciativa ‘Një Brez një Rrugë’.

Ai mohoi se vendimi ishte marrë me kërkesë të Uashingtonit, duke thënë se po merrte kohë për të vlerësuar marrëdhëniet e Panamasë me Kinën dhe për të vendosur se çfarë i shërbente më mirë interesave të vendit të tij.

“Nuk e di se çfarë e ka nxitur personin që nënshkroi marrëveshjen me Kinën“, tha zoti Mulino, duke shtuar se ai nuk mendonte se Nisma ‘Një Brez një Rrugë’, i kishte sjellë përfitime të mëdha vendit të tij.

Panamaja u bë pjesë e projektit infrastrukturor kinez, nën ish-Presidentin Juan Carlos Varela. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2018, pas vendimit të Panamasë në 2017, për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe për të ndërprerë lidhjet me Tajvanin.

Sekretari Rubio e mirëpriti vendimin e Panamasë për t’u tërhequr nga Nisma ‘Një Brez një Rrugë’.

Kina e cilëson projektin, që nisi në vitin 2013 nën Presidentin Xi Jinping, si një iniciativë të gjerë infrastrukturore, që synon të lidhë kontinente të shumta përmes rrugëve tokësore e detare.

Shtetet e Bashkuara thonë se projekti udhëhiqet nga misioni i Kinës për të manipuluar dhe minuar sistemin tregtar global bazuar në rregulla, me synimin për përfitim vetjak.

Në Pekin, zyrtarët kinezë akuzuan Shtetet e Bashkuara për komente të papërgjegjshme lidhur me çështjen e Kanalit të Panamasë dhe akuzuan Uashingtonin për shtrembërim, sulm dhe keqinterpretim të qëllimshëm të bashkëpunimit Kinë-Panama.

“Kina i kundërshton me vendosmëri (qëndrimet e Uashingtonit) dhe i ka dërguar një notë të ashpër proteste palës amerikane”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.

Gjatë qëndrimit në Santo Domingo, Sekretari Rubio u takua me Presidentin domenikan Luis Abinader dhe Ministrin e Jashtëm Roberto Alvarez.

Republika Domenikane ishte ndalesa e fundit në turneun e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko Rubio në pesë vende të Amerikës Qëndrore dhe Karaibe.

Gjatë takimeve me zyrtarë atje, zoti Rubio u ndal tek frenimi i imigracionit të paligjshëm, lufta ndaj trafikut të drogës dhe ndikimit në rritje të Kinës në hemisferën perëndimore./VOA/

JU REKOMANDOJMË

Hoti: Kosova humbi projektin 6 miliardësh për gazin amerikan shkaku i Albin Kurtit

Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat
28/04/2026 - 17:54

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas marrëveshjes së fundit energjetike të Shqipërisë për gazin e lëngshëm amerikan. Hoti theksoi se marrëveshja prej rreth 6 miliardë eurosh...

Më shumëDetails

Vjen përgjigja e menjëhershme e PDK-së për Albin Kurtin

Paralajmërimi i kryesisë së PDK-së për mbrojtjen e kushtetutës, ja çfarë pritet të bëjnë
28/04/2026 - 17:46

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se 51% e votave nuk janë 100%....

Më shumëDetails

Kurti s’tregon se si do ta vazhdojnë seancën për Presidentin, bën këtë veprim në fund të konferencës

Kurti s’tregon se si do ta vazhdojnë seancën për Presidentin, bën këtë veprim në fund të konferencës
28/04/2026 - 17:42

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, e cila nisi mbrëmë dhe vazhdoi e u ndërpre edhe dy herë sot, është caktuar të vazhdojë sërish në orën 19:00. Kryeministri Albin...

Më shumëDetails

E akuzuan për puç e shkelje kushtetuese, kjo është përgjigja e Kurtit

Kurti: Opozita thurnin vargje për Feride Rushitin, sot s’marrin mundin të vijnë në seancë
28/04/2026 - 17:26

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar partitë opozitare për sjellje “joshtetërore” e “anti-institucionaliste” pas refuzimit për të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për President. “Opozita...

Më shumëDetails

Kurti: S’e dimë saktësisht a ishte dje apo është sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, mbrëmë në 21:00 u shkrova Hamzës e Abdixhikut

Kurti: S’e dimë saktësisht a ishte dje apo është sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, mbrëmë në 21:00 u shkrova Hamzës e Abdixhikut
28/04/2026 - 17:23

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e dinë me saktësi nëse ka qenë dje apo është sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit. Kësisoj, ai tha se...

Më shumëDetails

Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme

Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme
28/04/2026 - 17:10

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se e propozuara e VV’së për presidente, Feride Rushit për presidente, është kërcënuar, duke e vlerësuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti zbulon ofertën “bujare” që LDK-ja e refuzoi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë