Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rubio: Absurde që SHBA të paguajë tarifa kur duhet ta mbrojë Kanalin e Panamasë në rast konflikti

07/02/2025 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Rubio: Absurde që SHBA të paguajë tarifa kur duhet ta mbrojë Kanalin e Panamasë në rast konflikti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me traktat që të mbrojnë Kanalin e Panamasë nëse sulmohet, tha të enjten Sekretari i Shtetit Marco Rubio, mes paqartësish dhe atyre që Panamaja i ka cilësuar si “gënjeshtra”, se anijet e marinës amerikane mund të kalojnë falas në këtë kanal.

Sekretari Rubio i referohej një traktati të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja në vitin 1977.

“Më duket absurde që ne duhet të paguajmë tarifa për të kaluar tranzit në një zonë që jemi të detyruar ta mbrojmë në raste konfliktesh. Këto janë pritshmëritë tona…dhe ata e kanë kuptuar këtë qartë në bisedat që kemi zhvilluar“, tha zoti Rubio gjatë një konference për shtypin në Santo Domingo, kryeqyteti i Republikës Domenikane.

Të dielën Sekretari Rubio zhvilloi bisedime me Presidentin panamez Jose Rauu Mulino në kryeqytetin e vendit Panama City.

Diplomati më i lartë amerikan tha se ndërsa Uashingtoni respekton qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Panamasë dhe pranon se ajo ka “një proces ligjesh dhe procedurash që duhet të zbatojë”, detyrimet që rrjedhin nga traktati “do të duhet të zbatohen nga forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nga Marina amerikane”.

Synimi i Shteteve të Bashkuara është një zgjidhje paqësore, tha Sekretari Rubio.

Në një postim në rrjetin social X zoti Mulino shkruante se kishte në plan të bisedonte me Presidentin me Donald Trump të premten pasdite.

Të mërkurën, përmes një postimi në rrjetin social X, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se anijet e qeverisë amerikane tashmë mund të kalojnë tranzit në Kanalin e Panamasë, pa paguar tarifa. Kjo i kursen qeverisë amerikane miliona dollarë në vit.

Por Autoriteti i Kanalit të Panamasë, një agjenci e pavarur që mbikëqyret nga qeveria panameze, kundërshtoi pohimet amerikane duke thënë se nuk ka bërë asnjë ndryshim në raport me tarifat.

Nga ana tjetër zyrtarët e autoritetit shprehën gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në dialog me zyrtarët amerikanë.

Gjatë konferencës javore për shtypin të enjten, presidenti panamez mohoi se vendi i tij kishte arritur një marrëveshje që lejonte anijet luftarake amerikane të kalonin falas në Kanalin e Panamasë. Ai tha se e kundërshtonte plotësisht deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Nisma kineze Një Brez një Rrugë

Zoti Mulino u tha gazetarëve se Ambasada e Panamasë në Pekin kishte njoftuar Kinën 90 ditë sipas parashikimeve kontraktuale, mbi vendimin për t’u tërhequr nga Iniciativa ‘Një Brez një Rrugë’.

Ai mohoi se vendimi ishte marrë me kërkesë të Uashingtonit, duke thënë se po merrte kohë për të vlerësuar marrëdhëniet e Panamasë me Kinën dhe për të vendosur se çfarë i shërbente më mirë interesave të vendit të tij.

“Nuk e di se çfarë e ka nxitur personin që nënshkroi marrëveshjen me Kinën“, tha zoti Mulino, duke shtuar se ai nuk mendonte se Nisma ‘Një Brez një Rrugë’, i kishte sjellë përfitime të mëdha vendit të tij.

Panamaja u bë pjesë e projektit infrastrukturor kinez, nën ish-Presidentin Juan Carlos Varela. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2018, pas vendimit të Panamasë në 2017, për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe për të ndërprerë lidhjet me Tajvanin.

Sekretari Rubio e mirëpriti vendimin e Panamasë për t’u tërhequr nga Nisma ‘Një Brez një Rrugë’.

Kina e cilëson projektin, që nisi në vitin 2013 nën Presidentin Xi Jinping, si një iniciativë të gjerë infrastrukturore, që synon të lidhë kontinente të shumta përmes rrugëve tokësore e detare.

Shtetet e Bashkuara thonë se projekti udhëhiqet nga misioni i Kinës për të manipuluar dhe minuar sistemin tregtar global bazuar në rregulla, me synimin për përfitim vetjak.

Në Pekin, zyrtarët kinezë akuzuan Shtetet e Bashkuara për komente të papërgjegjshme lidhur me çështjen e Kanalit të Panamasë dhe akuzuan Uashingtonin për shtrembërim, sulm dhe keqinterpretim të qëllimshëm të bashkëpunimit Kinë-Panama.

“Kina i kundërshton me vendosmëri (qëndrimet e Uashingtonit) dhe i ka dërguar një notë të ashpër proteste palës amerikane”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.

Gjatë qëndrimit në Santo Domingo, Sekretari Rubio u takua me Presidentin domenikan Luis Abinader dhe Ministrin e Jashtëm Roberto Alvarez.

Republika Domenikane ishte ndalesa e fundit në turneun e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko Rubio në pesë vende të Amerikës Qëndrore dhe Karaibe.

Gjatë takimeve me zyrtarë atje, zoti Rubio u ndal tek frenimi i imigracionit të paligjshëm, lufta ndaj trafikut të drogës dhe ndikimit në rritje të Kinës në hemisferën perëndimore./VOA/

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani tregon çfarë synon ligji për Specialen: Lëndët të mund të kthehen në gjykatat e Kosovës

Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
29/09/2026 - 08:14

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka folur për përmbajtjen e ligjit që synon ndryshime lidhur me proceset e zhvilluara në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Rrahmani...

Më shumëDetails

Trump njoftoi ndërtimin e fabrikës më të madhe të çelikut në historinë e SHBA-së, me vlerë 15 miliardë dollarë

Trump nënshkruan vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova
29/09/2026 - 07:59

Të hënën, Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi një plan për ndërtimin e asaj që ai e përshkroi si fabrika më e madhe e çelikut në historinë e Shteteve...

Më shumëDetails

Sheremeti: Ai verdikt nuk ishte në emrin tonë, duhet të bëhemi bashkë

Sheremeti: Ai verdikt nuk ishte në emrin tonë, duhet të bëhemi bashkë
28/09/2026 - 23:03

Aktori Kushtrim Sheremeti ka mbajtur një fjalim në protestë në natën e 13-të e cila po mbahet për ta kundërshtuar aktgjykimin të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj...

Më shumëDetails

Syla: Kurti po i frikësohet protestave për ish-krerët e UÇK-së

Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit
28/09/2026 - 22:41

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se duhet të votohet ndryshim-ligji i Gjykatës Speciale. Ai tha se nuk është ide e mirë që të zhbëhet...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon rrugë më radikale: Ndryshimi i ligjit të Speciales nuk sjell asgjë, unë jam për ta zhbërë krejtësisht

Baton Haxhiu: Në maj zbatohet Asociacioni, do të dërgohet pastaj në Gjykatë Kushtetuese
28/09/2026 - 22:29

Analisti Baton Haxhiu tha se është për zhbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale sepse sipas tij shkalla e Apelit “është problematik”. Haxhiu në Pressing në T7, tha: “Mendoj...

Më shumëDetails

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Haxhiu skeptike për letrën drejtuar ministres serbe të drejtësisë
28/09/2026 - 22:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Penthouse” pa leje e 716 mijë euro dobi pasurore – si dyshohet se pushteti i Aleancës ia mundësoi ndërtimin vjehrrit të deputetes

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë