Drita Kadriu, drejtoreshë e Arsimit në komunën e Mitrovicës, që vjen nga radhët e PDK-së, ka shkelur ligjin gjë që ka çuar Inspektoratin e Punës në dënimin e saj si person fizik përgjegjës për këtë çështje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Drejtoresha Kadriu për këtë shkelje të ligjit të punës më saktësisht të nenit 14 dhe 78, është dënuar nga Inspektorati i Punës me gjobë prej 1200 euro.
Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Veriu.info ky vendim i Inspektoratit të Punës arsyetohet se një mësimdhënësje në SHFMU “Gj.K. Skenderbeu” i janë shkelur të drejtat e saj si e punësuar në këtë institucion.
Palës së dëmtuar në vitin shkollor 2021/2022 i janë shuar 10 orë të rregullta mësimore dhe i janë dhënë 10 orë zgjedhore.
Sipas kontratës së punës pala e dëmtuar ka 20 orë mësimore në javë, por këtë vit 10 nga to i janë shuar.
Pala e dëmtuar ka bërë dy ankesa radhazi në Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë për plotësimin e orëve të rregullta, pasi sipas kontratës kolektive institucioni i DKA nuk mund të shpallë konkurs as të brendshëm e as të jashtëm për një lëndë të caktuar nëse brenda sistemit të arsimit komunal ka një mësimdhënës pa normë të plotë, pra i plotësohet norma fillimisht atij mësimdhënësi.
Këto shkelje kanë çuar Inspektoratin e Punës në shqiptimin e kësaj gjobe, që Kadriu obligohet ta paguaj brenda 8 ditëve përndryshe inicohet procedurë tek përmbaruesi./veriu.info/
Më poshtë gjeni dokumentin e plotë:














