Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të futet Kosova në pasiguri paszgjedhore? Dy parti opozitare e refuzuan koalicionin me VV-në e Kurtit

11/02/2025 - 10:45
në Kryesore, Lajme
A A
A do të futet Kosova në pasiguri paszgjedhore? Dy parti opozitare e refuzuan koalicionin me VV-në e Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.

Dy parti opozitare në Kosovë, PDK dhe AAK, e hodhën poshtë mundësinë e lidhjes së ndonjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Bedri Hamza, i cili ishte kandidat i PDK-së për kryeministër, tha se kjo parti nuk do të hyjë në asnjë koalicion që përfshinë partinë e kryeministrit Albin Kurti.

“Kemi dallime të mëdha”, tha Hamza në një konferencë për gazetarët, të hënën në Prishtinë.

“Ata [Vetëvendosje] duan pushtet absolut dhe nuk kanë program. Gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në debate televizive. I ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, shtoi Hamza.

Me mbi 99 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 41 për qind, PDK-ja me mbi 22%, LDK-ja me mbi 17% dhe AAK-Nisma me mbi 7.5 %.

Por, për të pasur shumicën në Kuvend, një partie i duhen së paku 61 deputetë nga 120 sa ka ky institucion gjithsej.

Dje, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se preferon krijimin e një qeverie nga partitë opozitare.

“Me kënaqësi do të kishim bashkëpunuar me subjektet politike opozitare shqiptare, për të krijuar shumicën që realisht është e mundur”, tha Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër, në një konferencë për gazetarë.

“Është në nderin tim që ta ndihmoj një qeveri të opozitës – assesi me Vetëvendosjen”, theksoi ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkroi në Facebook se LDK-ja pret numërimin e plotë të votave përpara se të dalë me qëndrimet e saj politike.

JU REKOMANDOJMË

Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)
27/04/2026 - 14:17

Në një shoqëri ku privatësia është e drejtë themelore, qytetarët duhet të ndihen të sigurt në hapësira intime si kabinat e zhveshjes, ku besimi ndaj ofruesit është maksimal....

Më shumëDetails

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, në rend dite shtatë pika

Kuvendi i bllokuar, politika nuk gjen qetësi
27/04/2026 - 14:11

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të diskutohen shtatë pika. Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes...

Më shumëDetails

Kodraliu: Jelena Gjukanoviq ndihmojë BIA’n serbe, askush sdo të jetë mbi ligjin

Kodraliu: Jelena Gjukanoviq ndihmojë BIA’n serbe, askush sdo të jetë mbi ligjin
27/04/2026 - 14:07

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, e cila është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit. Lidhur...

Më shumëDetails

Tahiri: Mungesa e kandidatëve për president tregon papërgjegjësi të shumicës parlamentare

Tahiri: Nuk është parakusht për anëtarësim në KiE, Qeveria “Kurti” e ka pranuar Asociacionin
27/04/2026 - 13:57

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mos përzgjedhjen e një kandidati konsensual për president, tashmë kur ka mbetur edhe pak...

Më shumëDetails

“Aksham pazari” i KQZ-së – Kuvendit i propozohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, kërkohet ulja e votave preferenciale për kandidatët nga 10 në 5 ose 3

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për kryetarë komunash, kaq për qind ishte dalja e qytetarëve
27/04/2026 - 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar Kuvendit të Kosovës një njoftim zyrtar me rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në letrën...

Më shumëDetails

Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim
27/04/2026 - 13:33

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, e cila është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • A do të bëhet Klodi xheloz? Elijona “çmend” rrjetin me bikini (Foto +16)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë