Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit

27/09/2026 - 21:13
në Lajme
A A
Demhasaj kërkon që veteranëve të mos iu ndalen kontributet edhe nëse punësohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Arton Demhasaj ka reaguar pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë.

Demhasaj, përmes një reagimi, ka ngritur pikëpyetje rreth qëndrimeve të PDK-së, duke theksuar se në të njëjtën kohë disa nga nënkryetarët e kësaj partie po marrin pjesë në protestën ku, ndër të tjera, kërkohet edhe shkarkimi i ministres Donika Gërvalla.

“Çka po ndodh kështu me PDK-në? Dhe çka është kjo përbuzje ndaj vlerave të luftës?”, ka shkruar Demhasaj.

Ai ka rikujtuar edhe deklaratën e një dite më parë të Bedri Hamzës, ku, sipas tij, kreu i PDK-së kishte paralajmëruar lëvizje nga qëndrimet e partisë për çështjen e presidentit.

“Pak ditë më parë, jo rastësisht, e përmenda emrin e komandantit Ramush Haradinaj për president. Ramushi doli vetë e pak ditë para se të ishte seanca në Hagë e propozoi Thaçin për president, ndërkaq sot PDK-ja e Hashim Thaçit zgjedh të negociojë me shefin e Donika Gërvallës”, ka deklaruar Demhasaj.

Sipas tij, PDK-ja duhet të kishte më shumë guxim në raport me qëndrimet e saj politike dhe me vlerat e dala nga lufta.

“Po ta respektonin pak luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit e të dorëzoheshin”, ka shkruar ai.

Në fund, Demhasaj ka thënë se, sipas tij, një alternativë për PDK-në do të ishte mbështetja e Ramush Haradinajt për president.

“Zgjedhjen e kanë Ramush Haradinajn, veç ta kishin pasur edhe guximin. Zgjedhjet janë afër e kategoritë e dala nga lufta atëherë do ta dinë kush i tradhtoi e kush jo”, ka përfunduar Demhasaj.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës
27/11/2026 - 09:27

Mesazhi i presidentes Shiroka-Pula për Ditën e Forcës: Në Ditën e Forcës, nderojmë me krenari dhe mirënjohje të gjithë burrat dhe gratë në uniformën e FSK-së, të cilët...

Më shumëDetails

Kurti niset për në Tiranë, kjo është arsyeja

Kurti niset për në Tiranë, kjo është arsyeja
27/11/2026 - 09:15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve në kuadër të Planit të...

Më shumëDetails

“Dita e Forcës”, kazermat ushtarake hapin dyert për qytetarët e Republikës

“Dita e Forcës”, kazermat ushtarake hapin dyert për qytetarët e Republikës
27/11/2026 - 02:26

Në prag të 28 Nëntorit, Forca e Sigurisë së Kosovës sot do t’i hapë dyert e saj për qytetarët. “Dita e Forcës” do të shënohet në të gjitha...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot
27/11/2026 - 02:23

Për spt parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku herë pas here pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara...

Më shumëDetails

Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?

Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?
27/11/2026 - 02:21

Sot (27 nëntor) përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës...

Më shumëDetails

Haradinaj thotë se mallrat serbe kanë pushtuar tregun e Kosovës: Klubi i Albinit dhe Dejonës shesin e blejnë rrymë

Haradinaj thotë se mallrat serbe kanë pushtuar tregun e Kosovës: Klubi i Albinit dhe Dejonës shesin e blejnë rrymë
26/11/2026 - 23:00

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mallrat e Serbisë kanë pushtuar Kosovën. Ai ka përmendur edhe blerjen e energjisë, duke thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë