Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?

11/02/2025 - 12:46
në Kryesore, Lajme
A A
Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 99.17 përqind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Sipas këtyre të dhënave, ku nuk përfshihen votat me kusht, ato të diasporës dhe të personave me aftësi të kufizuara, LVV prin me 40.83%, PDK renditet e dyta me 22.15 %, LDK e treta me 17.59 % dhe koalicioni AAK-NISMA i katërti me 7.47 %.

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti votoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Në këtë Qendër të Votimit, LVV-ja prin me 47.41 %, pasuar nga LDK me 25.29 %, PDK me 18.66 % dhe AAK-Nisma me 3.57 %.

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë të Jugut.

Në këtë Qendër të Votimit prin LVV me 55.35 % e ndjekur nga PDK me 28.76 %, LDK me 6.91 % dhe Koalicioni për Familjen si i katërti me 4.63 %.

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

LVV në këtë qendër prin me 45 %, pasuar nga LDK me 24.44 %, PDK e treta me 21.32 % dhe Koalicioni për Familjen me 4.04 %.

Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për kryeministër ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Edhe në këtë qendër prin LVV me 45.54 %, pasuar nga LDK me 24.04 %, PDK me 22.03 % dhe AAK-Nisma me 4.27 %.

Në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garuan 1.280 kandidatë nga 28 subjekte politike.

Katër partitë më të mëdha në vend të cilat njëherësh fituan më shumë vota: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Koalicioni i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)-NISMA-Konservatorët- Intelektualët-Lista Ideal patën nga 110 kandidatë për deputetë.

Ndërsa, Koalicioni për Familjen, parti që nuk e kaloi pragun sipas rezultateve preliminare pati 72 kandidatë për deputetë.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse për deputetë. Prej tyre 20 janë të garantuara për komunitetet joshumicë, 10 janë për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, ndërkaq 10 ulëse të tjera janë për pakicat e tjera. Ulëset për komunitetet joshumicë në Kosovë janë të garantuara me Kushtetutë,

Me 99.17% të votave të numëruara, Vetëvendosje renditet e para me 339 mijë e 350 vota, apo 40.83%.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.15% të votave, apo 184 mijë e 087 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani, me 17.59%, apo 146 mijë e 241 vota. Koalicioni AAK-NISMA kanë 7.47% të votave, apo 62 mijë e 66.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvendin e Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008. /Kallxo

JU REKOMANDOJMË

Kurti “çele guri gojën” për çështjen e presidentit, u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Kurti “çele guri gojën” për çështjen e presidentit, u shmanget pyetjeve të gazetarëve
27/04/2026 - 12:33

Kryeministri Albin Kurti nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e Presidentit, pasi bëri homazhe te memoriali në Prishtinë kushtuar të pagjeturve. Pasi foli...

Më shumëDetails

Ilir Meta paraqitet në gjyq duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare

Ilir Meta paraqitet në gjyq duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare
27/04/2026 - 12:19

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili u paraqit në sallën e GJKKO duke përshëndetur simpatizantët dhe duke bërë simbolin...

Më shumëDetails

Kelmendi thotë se nëse Kurti nuk do zgjedhje “veç i siguron 66 vota” për Vjosa Osmanin

Kelmendi: Nëse s’kemi President sonte deri në 00:00, shkojmë në zgjedhje për 45 ditë
27/04/2026 - 11:51

Që vendi të mos shkojë në zgjedhje Albin Kurtit i duhet të sigurojë 66 vota, aq sa edhe peshon parlamentarisht, Vetëvendosja me pakicat. Kështu thotë gazetari Adriatik Kelmendi...

Më shumëDetails

Selimi: Jemi njëzëri për çdo tentativë që niset nga Kosova, procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave

Selimi: Jemi njëzëri për çdo tentativë që niset nga Kosova, procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave
27/04/2026 - 11:28

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit për të drejta të njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione,...

Më shumëDetails

Në spitalin e Mitrovicës kryhet një operacion i kancerit të vezoreve në stad të avancuar

Në spitalin e Mitrovicës kryhet një operacion i kancerit të vezoreve në stad të avancuar
27/04/2026 - 11:16

Në spitalin e përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ekipi i mjekëve specialistë gjinekologë ka realizuar me sukses një operacion tejet sfidues te pacientja H.M., e diagnostikuar me...

Më shumëDetails

Këta janë 40 deputetët që dhanë nënshkrimet për inicimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
27/04/2026 - 10:54

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama ka njoftuar se së bashku me 40 ligjvënës tjerë ka ndërmarrë të gjitha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    317 Shpërndaje
    Shpërndaje 127 Tweet 79
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • A do të bëhet Klodi xheloz? Elijona “çmend” rrjetin me bikini (Foto +16)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë