Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja ka arritur suksese të mëdha me qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë që nga koha kur mori drejtimin e saj.
Fillimisht ai u caktua koordinator i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë në fillim të vitit 2022, për t’u zgjedhur më pas kryetar në shtator të të njëjtit vit, raporton Veriu.info.
Ai arriti ta konsolidojë këtë degë duke arritur rezultat të lartë zgjedhor më 9 shkurt të këtij viti në zgjedhjet e rregullta nacionale.
Vetëvendosje në Mitrovicë mori 19021 vota apo 56.29% duke dalë partia e parë./Veriuinfo/