Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas problemeve e skandaleve me rezultate e numërim, KQZ del me komunikatë: Integriteti i votës nuk është cenuar

12/02/2025 - 11:47
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ-së i dalin mbi 33 mijë vota më shumë? Kërkohet hetim urgjent
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalur me komunikatë për media pas shumë telasheve teknike, skandaleve me faqen e rezultateve, dhe dyshimeve për probleme me vota.

KQZ-ja në një reagim për media, ka theksuar se në asnjë moment nuk është cenuar integriteti i votes.

Sipas tyre, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe bazuar në vullnetin e qytetarëve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i institucionit është I përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.

“KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, specifikohet më tutje.

KQZ-ja ka theksuar se ka filluar me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, por që në Prishtinë kanë pasur telashe teknike.

“Procesin e numërimit të votave të kanidatëve për deputetë dhe verifikimin i votave të subjekteve politike, kemi filluar gjatë ditës së djeshme në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Në QKN-të e Obiliqit, Lipjanit dhe Parteshit, procesi i numërimit dhe evidentimit të këtyre rezultateve në platformë elektronike dhe formularët digjital, është zhvilluar pa ndonjë problem, por në QKN-në e Prishtinës janë paraqitur probleme të herëpashershme”, thuhet në reagim.

Ata kanë paralajmëruar se numërimi do të vazhdojë edhe në qendra të tjera. KQZ-ja thekson se i kanë bërë thirrje për bashkëpunim edhe Prokurorisë.

“Aktualisht, procesi i numërimit është duke u zhvilluar në këto Qendra Komunale të Numërimit dhe gjatë ditës do të fillojë edhe në qendra të tjera, për të cilat do të njoftojmë. Nisur nga fakti që të dielën në mbrëmje kishte probleme të mosfunksionimit të platformës për rezultatet preliminare, KQZ i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike”, thuhet në komunikatë.

“KQZ është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit. Ndërkaq, lidhur me rezultatet preliminare të subjekteve politike dhe të pjesëmarrjes, që gjatë këtyre ditëve janë evidentuar pasaktësi, KQZ njofton se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për të bërë përmirësimet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet me kohë”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese
26/07/2026 - 01:43

Emri ishte veç maskë prej germash. Pas tij, për vite me radhë, u orkestrua fushatë e egër dezinformimi dhe denigrimi kundër njerëzve me emër, familje, reputacion dhe peshë...

Më shumëDetails

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen
25/07/2026 - 22:54

Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të madhe që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje. Sipas njoftimit të Ministrisë,...

Më shumëDetails

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti
25/07/2026 - 22:35

Esat Shala, i njohur për arkivimin e materialeve që lidhen me luftën në Kosovë, ka folur për media pas intervistimit të tij nga Policia. Kjo pasi që Shahin...

Më shumëDetails

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë
25/07/2026 - 22:31

Përveç personave të lënduar në aksidente, Qendra Emergjente në QKUK vazhdon të përballet me fluks të madh pacientësh, ndërsa drejtuesit e saj apelojnë që qytetarët fillimisht t`u drejtohen...

Më shumëDetails

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin në rast se arratiset

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt
25/07/2026 - 22:11

Mbrojtja e Hashim Thaçit i është përgjigjur Prokurorisë së Hagës rreth argumentimit të këtyre të fundit se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës. Mbrojtja e Thaçit...

Më shumëDetails

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!
25/07/2026 - 21:58

Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike. Ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë