Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Habi Abazi ka thënë se kryeministri në detyrë, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sytë i ka nga Lista Serbe për të bërë qeverinë.
Në emisionin “Dpt te Fidani”, Abazi u shpreh i bindur se Kurti do të tentojë që qeverinë ta bëjë me Listën Serbe, transmeton Klankosova.tv.
“Qysh në ditën e parë, partitë politike kanë thënë se nuk hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Me këtë mendoj se nuk ka pjekuri më të madhe të opozitës. Unë mendoj se Kurti e ka syrin të Lista Sërpska. Do të tentojë që me Listën Sërpska ta bëjë, e njoh prej veprimeve”, tha ai.