Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: KQZ-ja duhet urgjentisht të rrisë kapacitetet

13/02/2025 - 20:32
në Kryesore, Lajme
A A
“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: KQZ-ja duhet urgjentisht të rrisë kapacitetet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësim për ritmin e ngadaltë të numërimit të votave.

Ai në “Facebook” ka shkruar se nëse vazhdohet me këtë ritëm, mund të duhen deri tre javë për të përmbyllur numërimin e të gjitha votave.

“Deri mbrëmë në mesnatë, 18 qendrat komunale të numërimit, paskan arritur të numërojnë vetëm 114 vendvotime. Një tavoline po i duhen mesatarisht 8 orë për numërim të një kutie”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, procesi është shpesh kaotik, për shkak të disa faktorëve, si problemet me internetin, tensionet mes vëzhguesve dhe komisionerëve, mospërputhjet në të dhëna, si dhe stafi i pamjaftueshëm dhe i pa trajnuar siç duhet.

“Në përgjithësi, procesi i numërimit në qendra është shpesh kaotik, për shkak të:

• Problemeve të vazhdueshme me internetin;

• Tensioneve mes vëzhguesve dhe komisionerëve;

• Mospërputhjeve të shpeshta në të dhëna;

• Stafit zgjedhor të trajnuar dobët, që shpesh ngec për shkak të mungesës së udhëzimeve për rastet e mospërputhjeve;

• Procedurës së pranimit të materialeve dhe formularëve në sistem, e cila po zgjat deri në një orë”, ka shtuar Cakolli.

Nëse ky ritëm vazhdon, Cakolli vlerëson se mund të duhen deri në tre javë për të përfunduar numërimi i të gjitha votave, që do të thotë se rezultatet përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët nuk do të jenë të disponueshme përpara fillimit të marsit.

“Me këtë ritëm, edhe sikur 20 qendrat e tjera të fillonin punë nesër—e që nuk pritet të ndodhë—do të duhen rreth 3 javë që ky proces të përmbyllet. Pra, rezultati i plotë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre nuk do të dihet para fillimit të marsit.

Për KQZ-në, e vetmja gjë që duket se ka rëndësi është përmbyllja e procesit, pa marrë parasysh vonesat. Shembulli më i qartë i kësaj neglizhence dhe mungese përgjegjësie është arsyetimi zyrtar se në disa qendra numërimi ende nuk ka nisur për shkak të moslidhjes së kamerave me ekranet! Derisa një vend i tërë pret rezultatet, procesi zvarritet për një teknikalitet të tillë absurd.

KQZ-ja duhet urgjentisht t’i adresojë këto mangësi, të rrisë kapacitetet dhe të garantojë më shumë transparencë. Në anën tjetër, subjektet politike duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë. Ndryshimet sistemore nuk mund të bëhen pa një analizë të thelluar paraprake. Kosova duhet t’i kthehet numërimit të të gjitha votave në vendvotime, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare”, ka përfunduar Cakolli.

JU REKOMANDOJMË

Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita

Mustafa: Çdo ditë në këtë gjendje është abuzim me pushtetin dhe demokracinë – Asnjëherë nuk është sfiduar Kushtetuesja si kësaj radhe
27/09/2026 - 14:55

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë vetëm edhe 9 ditë në dispozicion për zgjedhjen e presidentit, ose vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, sipas vendimit...

Më shumëDetails

Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
27/09/2026 - 14:33

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndarë një video nga paraqitja e saj e djeshme ku foli edhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen e katërshes së UÇK-së....

Më shumëDetails

Kongresisti amerikan uron Kurtin, ju bën thirrje partive për zgjedhjen e presidentit

Kongresisti amerikan uron Kurtin, ju bën thirrje partive për zgjedhjen e presidentit
27/09/2026 - 14:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kongresisti amerikan George Latimer, për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri si...

Më shumëDetails

Një nga themeluesit e UÇK-së: Është bërë padrejtësia më e madhe ndaj njerëzve që dhanë shumë për Kosovën

Një nga themeluesit e UÇK-së: Është bërë padrejtësia më e madhe ndaj njerëzve që dhanë shumë për Kosovën
27/09/2026 - 14:10

Një nga themeluesit e UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka kritikuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në emisionin “Java” në Kanal10, Mahmuti ka thënë se miqtë dhe bashkëluftëtarët...

Më shumëDetails

“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup

“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup
27/09/2026 - 13:59

Ka nisur grumbullimi i protestuesve në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku sot pritet të mbahet protestë në kundërshtim me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarët që kanë...

Më shumëDetails

BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin

BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin
27/09/2026 - 13:30

SHBA e ftoi presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20-së që do të mbahet në dhjetor. BE reagoi e zemëruar, por nuk planifikon ta bojkotojë takimin, ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"

    Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë