Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një nga themeluesit e UÇK-së: Është bërë padrejtësia më e madhe ndaj njerëzve që dhanë shumë për Kosovën

27/09/2026 - 14:10
në Lajme
A A
Një nga themeluesit e UÇK-së: Është bërë padrejtësia më e madhe ndaj njerëzve që dhanë shumë për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një nga themeluesit e UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka kritikuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në emisionin “Java” në Kanal10, Mahmuti ka thënë se miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët, sipas tij, kanë dhënë shumë për Kosovën, po mbahen padrejtësisht.

Ai ka komentuar edhe pjesët e aktgjykimit ku përmendet ekzistenca e një “qëllimi të përbashkët kriminal”, duke argumentuar se përgjegjësia individuale, sipas tij, është zbehur përmes këtij koncepti.Mahmuti ka thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë dënuar për akte konkrete individuale, por për kontributin që kanë dhënë gjatë luftës.

Sipas tij, në aktgjykim UÇK-së i atribuohen edhe qëllime që lidhen me pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit në një territor të caktuar.

Mahmuti e ka kundërshtuar këtë interpretim, duke thënë se është paradoksale që lufta për çlirimin e Kosovës dhe synimi për pavarësi të trajtohen në kuadër të një ndërmarrjeje kriminale.

“Do të thonë se kanë pasur qëllim të krijojnë një shtet të pavarur si qëllim kriminal. Kjo nuk është e rastësishme. Kjo është përgatitje e terrenit për të mohuar legjitimitetin dhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë”, ka deklaruar Mahmuti./Gazeta10

JU REKOMANDOJMË

“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup

“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup
27/09/2026 - 13:59

Ka nisur grumbullimi i protestuesve në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku sot pritet të mbahet protestë në kundërshtim me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarët që kanë...

Më shumëDetails

BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin

BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin
27/09/2026 - 13:30

SHBA e ftoi presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20-së që do të mbahet në dhjetor. BE reagoi e zemëruar, por nuk planifikon ta bojkotojë takimin, ajo...

Më shumëDetails

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim të paparashikueshme

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim të paparashikueshme
27/09/2026 - 13:09

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin...

Më shumëDetails

“I dorëzuam valixhet, pritëm me orë dhe na e anuluan fluturimin”, mërgimtari: “Air Prishtina” na la pa asnjë informacion

“I dorëzuam valixhet, pritëm me orë dhe na e anuluan fluturimin”, mërgimtari: “Air Prishtina” na la pa asnjë informacion
27/09/2026 - 12:49

Një numër udhëtarësh kanë mbetur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi fluturimi i planifikuar për në orën 08:45 është anuluar, ndërsa pasagjerët nuk kanë marrë...

Më shumëDetails

Koci: A ka lidhje insistimi i Serbisë për veriun edhe me fshehjen e krimeve të luftës?

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
27/09/2026 - 12:38

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se në veri të Kosovës po dalin në dritë dëshmi për krime monstruoze. Koci duke iu referuar zbulimit të varrezave në...

Më shumëDetails

Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

Vuçiq për Kosovën: Serbia sot është shumë herë më e fortë sesa para 15 vjetësh, tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë
27/09/2026 - 12:29

Pasi herët këtë mëngjes në Zubin Potok u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte, ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, duke e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"

    Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë